Diç na u-kalp në mbretëri të… Arnautistanit

Më vjen shumë keq që ndër disa veprimtarë kulturorë ende nuk asht kriju një ndërgjegje e balancueme kombtare, një ide e një interesi të përbashkët dhe e një kufini moral, i cili nuk do të duhej me u shkapërcy kalehtaz. Kjo më erdhi në mendje — edhe një herë — kur pashë që qenka përkthy dhe asht botu në gjuhën shqipe një shkrimtar shovinist e antishqiptar serb si Milorad Pavići.

Nuk po du me folë për vlerat apo jovlerat e veprës së tij, sepse këtu nuk bahet fjalë për këtë. Po flas për personin me mendje kriminale, me ndjenja antishqiptare …

Një libër për Nikolla Tesllën

Këtë javë doli nga shtypi libri Nikolla Teslla: Zbulues shkencor apo mjeshtër e konstruktor i mirë i inxhinierit Njazi Tafilaj. Një jetëshkrim i shkurtë për një nga figurat më të mëdha të shkencës, vepra flet për prejardhjene malësore, rininë e guximshme, dhe punën mbresëlënëse të Tesllës përgjatë dy shekujve e dy kontinenteve.

Libri është i këndshëm për lexuesin laik. Është shkru thjesht e thukët, dhe synon me e tregu të vërtetën mbi njeriun që vendosi mënyrën si e bartim sot rrymën nga gjeneratorët në shtëpitë tona. Autori u shmanget fjalëve të tepërta për Tesllën, dhe i përmend me korrektësi si …