Në bisedime pa ndryshue qeverinë

Trysnia ndërkombtare e po aq edhe frymimet e Kosovës për përtanësim me Evropën i kanë ba bisedimet namkeqe me Sërbinë thuejse të pashmangshme. Para se të nisin takimet, Kryeministri Hashim Thaçi kambëngulë edhe me zgjanue përbamjen e koalicionit tue pru ndonjanën prej partive t’opozitës në qeveri. Mirëpo, pse krenët tanë do t’u ulen patjetër më nji tryezë me parinë tekmendje të Beogradit, nuk asht me domosdo që tash na me ndryshue edhe udhëheqjen veç për hir të kuvendimeve të vështira.

Arsyet pse ortaku kryesor në qeveri don me nda pushtetin edhe me nji tjetër parti mund të jenë të gjithllojshme, …

Finalja e EURO 2012-shit në Prishtinë

Dallas, Texas — Ndërsa FFK-ja po paralajmëron protestë para UEFA-s në Zvicër, na mbetet për të ba punë edhe në Prishtinë. Tue iu shmangë demonstratave, mosdurimin tonë ta shprehim më nji tubim të tifozave në stadiumin e kryeqytetit nji ditë para finales s’EURO 2012-ës! N’at vendtakim mund të sjellim argëtim, të zhvillojmë nji ndeshje të vërtetë finale–apo finalen “Fair Play”–të kampionatit evropian dhe thjesht t’i nderojmë e mbështesim me gjithë zemër futbollistat tanë.

Neve, dashamirëve të sportit, na takon me kërkue të drejtën e vendit tonë me marrë pjesë në garën e madhe të kontinentit. Përderisa shum ekipe kombtare nuk …

Lajthitja ekonomike e Serbisë

Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të jenë zëvendësuar nga zgjedhje vendore dhe të importuara nga vende të tjera.

Prishtinë — Në përpjekje për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, Beogradi mori një vendim të guximshëm më 2008: shkeli detyrimet ndaj marrëveshjes për tregti të lirë dhe ndaloi të gjitha prodhimet kosovare. Lëvizja, megjithatë, nuk pati ndikim madhor ekonomik për Serbinë, meqë fqinji i saj i ri kishte …

Kosova të përgatitet me njoftë qeverinë e re të Libisë

Tirani i shkretëtirës, Muamer Gadafi, i dha mbase intervistën e fundit një kanali televiziv të miqve të tij serbë. Kundërshtarët e diktatorit po zgjerojnë trevat e çliruara të Libisë, duke i dhënë tani mundësi medieve kosovare të përfitojnë nga një miqësi e re. Republika e Kosovës duhet të veprojë shpejt, duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së një qeverie të përkohshme libiane, që pritet të zëvendësojë regjimin brutal të xhemahirisë.

Washington, D.C. — Forcat opozitare njoftuan së fundmi për themelimin e një këshilli kombëtar, që mëton të jetë zëri i revolucionit në Libi. Një zëdhënës tha se organi i sapoformuar nuk …

Zgjidhje e krizës kushtetuese, zgjedhja e presidentit nga populli

Washington, D.C. — Ndërkohë që udhëheqja e Kosovës këmbëngul në zgjidhje kushtuese të krizës së tanishme politike, duhet marrë parasysh vetë praktikat jashtë-kushtetuese që në të vërtetë na kanë sjellë në këtë çast vendimtar. Ndërsa Kushtetuta përcakton zgjedhjet parlamentare dhe nënkupton koalicionin qeverisës në rast se asnjë parti nuk fiton shumicën në Kuvend, ligji më i lartë i vendit nuk cek mënyrën se si duhet të formohet koalicioni, duke ua lënë partive politike që të ujdisen mes vete dhe të marrin vendim. Mirëpo marrëveshjet mes partive, ndonëse në dukje janë të një vije me Kushtetutën, shpesh ndjekin interesat e ngushta …

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

13 shkurt 2009 Seguin, Texas

I dashtun gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që ke treguar ndaj meje. Prandaj, desha që me fjalë të shpreh falënderimin tim krahas urimeve të mia të përzemërta për ditëlindjen e dyfishtë të 17 shkurtit: Urime Ditëlindjen e 88-të, o gjysh! Urime ditëlindjen e parë të shtetit tonë!

Mbase unë nuk jam në gjendje të kujtoj rëndësinë e kësaj ditëlindjeje. Por, jeta jote, me sa e sa ditëlindje pafestuar, …

(Nuk) shfletoj gazetën…

Seguin, Texas — Këtë të enjte më mbetën pa kryer shumë punë, por nuk mbeta pa lexuar gazetë. Nuk kisha kohë, mirëpo fotografia në ballinë e një rioshi basketbollist më bëri përshtypje. Ndërkaq, mësova edhe një arsye për ta lexuar gazetën atë ditë. Djaloshi quhej Elhad Emërllahu.

Sukseset e Elhadit në sport i kishin dhënë Kosovës hapësirë në njërën prej gazetave më të mëdha të Teksasit, «San Antonio Express-News». Së paku 200 mijë njerëz do ta kenë lexuar emrin e tij dhe—shumë syresh për herë të parë—do të kenë mësuar për Kosovën.

Tregimi jetësor i Elhadit dhe familjes së tij …