«Ibrahim Rugova e ka vënë në binarë popullin e Kosovës»

Houston, Texas — Humbja e simbolit të shtetformimit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, ka prekur thellë edhe sedrat e mërgimtarëve shqiptarë në botë, të cilët kanë zemrën dhe mendjen në atdheun e tyre. Ata kanë bindjen se sakrifica shumëvjeçare e Dr. Rugovës për shtet të pavarur e sovran ka çuar shumë pranë realizimit të këtij qëllimi të shenjtë. Shuarja e këtij personaliteti të madh të historisë së kombit shqiptar nuk është e lehtë për asnjërin nga pjesëtarët e komunitetit shqiptar në shtetin e Texasit, SHBA, por kjo nuk e lëkund qëndrimin e tyre për pavarësi dhe përpjekjet e tyre për …