Demokracia që përligj autokratin

Unë besoj te demokracia dialektike, jo te ajo robotike!

Populli, demosi po mendohet si thellësisht i dëlirë, i pasherr e i pafaj dhe se çdoherë vepron me nder e me mend. Historia na tregon tjetërçka: populli e zgjodhi Hitlerin, Putinin, Erdoğanin, Thaçin dhe mun me e zgjedhë nesër Trumpin ose naj budallë tjetër.

Populli asht çerdhe e pamendimeve, frustrimeve, paragjykimeve, inateve, dështimeve, e idiotsive të llojllojshme të individëve brenda tij. Popull janë njerëzit që besojnë qorrazi në gjithfarë konspiracish, që krijojnë mendime pa kurrfarë logjike, pa kurrfarë arsyetimi, pa kurrfarë faktesh empirike. Populli asht ajo shumicë njerëzish të paformuem që …

Turqia, vend demokratik?

Si pasojë e përpjekjes për një grusht shteti në Turqi, nëpër rrjetet shoqërore po diskutohet gjerësisht mbi Turqinë dhe politikën e saj. Një prej gjërave që bie në sy është se kundërshtarët e grushtit të shtetit – që nuk janë vetëm përkrahësit e kryetarit Recep Tayyip Erdoğan – thonë që qeveria turke është qeveri “demokratike”, dhe rrjedhimisht ka legjitimitet qeverisës.

Te kjo pikë duhet të ndalemi pak: çfarë do të thotë demokraci në radhë të parë?

Tani demokracia në kuptimin e parë të saj do të thotë “sundim i popullit” ose më kontekstualisht “sundim i shumicës” (nga greqishtja e lashtë …