Ulërima në veshin e shurdhër

Këtij kombi që po i vrasin gratë, dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…

Kështu shkroi Rudina Xhunga para disa vitesh kur gratë po vriteshin, e ndërgjegjet njerëzore po binin në vorbullën e heshtjes dhe të pasigurisë, nëse gruaja ka faj edhe kur vritet.

Kjo s’mbaroi kurrë, gratë po vriten prej burrave, në sytë e pafajshëm engjëllor, midis duarve të vogla që mbrojnë fuqishëm gruan që ikën shpejtë në pafundësinë e një qielli të errët, që përqafohet paparalajmërueshëm me vdekjen, pameritueshëm poashtu, dhe ne ende po flemë. Ne flemë, ndërkohë …