Mbi matjet e korpusit të shqipes

Domeni publik i gjuhës dikur kishte raviza më të prera e të dallueshme. Sot këto dalin të vagullta, meqë shumë veprimtari, dikur gjysmëpublike, jopublike, private e intime madje, tashmë depërtojnë e nguliten madje fare në domenin publik. Me përhapjen virale të komunikimit virtual, dëshmojmë tek diktohet përherë më fort edhe gjuha prej kodeve të tij. Tek shkrihen njëra me tjetrën virtualja dhe realja, nis e tret kufiri edhe mes gjuhës së shkruar dhe të folurës. Vetë hapësira shqipfolëse vjen më e vetëdijesuar për përmasat e veta duke e shtri rrjedhimisht ndërkomunikimin mes pjesëve. Duke qenë domeni publik larg më ndërveprues …

Flm, sa fjalë e gjatë!

Faleminderit. Eu! 12 germa, 12 tinguj.

Nuk patëm çare pa e shkurtu këtë fjalë. Çereku i shkronjave mjaftoi. Dikush flm-në ua mveshi gjakovarëve, që po kursenin tastierën. Por tash kemi nisë me thënë edhe me gojë: fëlëmë.

Prej krejt gjuhëve përreth, shqipja e ka ma të gjatën fjalë për miradije. Madje faleminderit si fjalë asht pak a shum e re. A thue të parët tanë, si burra krenarë që ishin, nuk kan dijtë me shprehë mirënjohje shoqi-shoit?

Përkundrazi! Të parët tanë i kan kushtu aq rëndësi urimit, saqë një fjalë e vetme nuk u ka mjaftu. Urimi i kish dy …

Për emnat e rrugëve në kryeqytet

Dallas, Texas — Komuna e Prishtinës nuk ia ka dalë me i nderue për së mbari shum figura kombtare, tue mos gjetë rrugë apo godina të denja për t’ua kujtue emnat.

Afër rrugës Agim Ramadani, mbrapa ndërtesave të portokallta, ndodhet nji sokak i quejtun Anton Çetta. Po t’isha unë vendimarrësi, kisha me ia ndërrue emnin Çagllavicës ose Veternikut dhe me e pagzue për nder të pajtuesit të gjaqeve. Anton Çetta ishte burrë i urtë që meriton përkuljen tonë. Veç tij, dheut tonë i shërbyen shum burra e gra por dhe djem e vajza që ua kemi borxh t’i nderojmë.

Më …