Tekst kange: «Ti je moj dardane»

Moj e vogël në lendinë: Dije, moj tarnanane (kangë shkodrane, me përshtatje të vogël)

Moj e vogël, dushe, moj në lendinë hajde moj, në lendinë Bishtalecat, vashe, moj lshu mbi shpinë hajde sa bukur të rrijnë

Ti je moj dardane belin e hollë moj ma ke (2x) Aman-e, e bukur je Aman-e, ashtu si m’je

Moj e vogël, dushe, moj, nêjë në bjeshkë bukur moj kenke zeshkë Hajde dushe, xhanëm, sa e mirë je shoqe ti moj nuk ke

Ti je moj dardane synin e zi moj ma ke (2x) Aman-e, sa e bukur je Aman-e, shoqe nuk ke

Moj …

Dembelat e Dyseldorfit

Ç’asht e vërteta, edhe gjermanët e kan përsosë artin e përtacisë! Në nji kangë folklorike allemane, grueja e lut burrin me nxjerrë do ujë prej bunari. Por burri dembel ia “dëshmon” se asht teorikisht e pamundshme.

Shqip titulli “Ein Loch ist im Eimer” kish me i ra “Kusisë iu ka ba nji birë” — ose ma përfjalshëm e ma letrarisht: “Në kovë ka një vrimë.” Dhe qajo fatkeqsi e len Henrikun pa e nxjerrët ujët, meqë pa ujë ai nuk mundet me i krye as do punë të mjeshtrisë që duhen për me mshelë birën.

Përmes kangës, gjermanët i kan …

Bukuria e vajzës në folklorin shqiptar

«Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky?», pyeste At Gjergj Fishta, ndërsa shkruante për madhështinë e folklorit shqiptar.

E un Tanushen vetë e ko’ pa, Kúr kem pasë besë me krajlí: Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell? Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja; Shteku i ballit, si shteku i malit, Kúr merr hana me prendue; Syni i sajë, si kokërra e qershís; E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës; Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë: Hunda ndrejt, si …

Vorri i ashikut

Ndër ma të bukurat e legjendave në shqip asht ajo e vorrit të ashikut. Vendngjarja, simbas historianëve, i përket nji fshati të Pezës. Në pak fjalë, historia asht kjo:

Nji i ri punonte hyzmeqar te nji fisnik. Ky, kur heton se djaloshi ia dashunonte të bijën, e fejon fill me nji tjetër. Me ta marrë vesh se e dashuna do t’i martohej, hyzmeqari ia shpreh fisnikut dashuninë për të bijën dhe ia kërkon dorën e saj. Fisniku le që s’don me ndi por madje e përzen hyzmeqarin prej shpisë, megjithëse ky e paralajmëron se ata të dy nuk do të …