Standardi dhe gegnishtja

Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve prej gegnishtes?

Ngjallin kureshtje rezultatet nga nji anketë që, ndonëse nuk synon me e njohtë imtësisht këtë çështje, na i jep do të dhëna interesante për shqyrtim. Anketa është kry nga kompania ndërkombëtare IPSOS në gjysmën e dytë të vitit 2011 për nevojat e Universitetit të Oslos. Ndër qinda pyetjet për çështje etnie, politike, feje, historie e demografie, figuron edhe …

Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne në poezi. Unë u pata mbresu nga nji tjetër përgjegje e studiuesit, po pak ngeja e mungueme, e pak ma fort dembelia, banë që mbresat të mos i shkrueja ma herët.

Para se me i shpalosë reflektimet, qe pyetja e gazetares dhe përgjegjja në fjalë e Fiedlerit, të zbardhuna ma poshtë:

(8:30) PYETJE: Ka pasë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë që …

Gegnishtja dhe gjuha e mahallës

Kur nji mik ma bani nji vërejtje dashamirëse se si me e shkru nji fjale gege, u përgjigjja pak a shum kështu: Mvaret prej dialektit. Dardanisht kish me u shkru ashtu siç po sugjeron ti!

Por ndërsa kujtova se e dhashë përgjigjen e duhun, pasoi habia e bashkëbiseduesit: «Kah na piku tash kjo “dardanishte”? Hajgare, a?»

Shpjegimi im se e kisha fjalën për «gegnisht[en] verilindore (me të nënfolmet e veta) që flitet në Dardani» nuk kreu punë. Miku ma preu shkurt: «Atëherë, prit kur të fillojë dikush me shkru edhe mahallëmullaisufisht, nji ditë, simbas lagjes ku banon, në Gjakovë, pra.»…