Ferma e gjâve — Kapitulli 1

nga George Orwell

Shih: «Liria e shtypit» (Parathanie)

Zotni Xhonsi, i fermës Manor, i kish ndry kotecat për at natë, por kish qëllu shum i pitë me u kujtu me i mshelë lesat. Tue e shkungullu dritën e zjermit të fenerit, u çap nëpër oborr, i dathi çizmet te dera e pasme, e nxori të mbramën gotë birre prej bures në qilerë, dhe hypi në shtrat, ku zoja e Xhonsit tashma ish tue kërrhatë.

Me t’u ndalë dritat në dhomëgjumi, nisi nji e livritun e njifarë trazimi në tana ndërtesat e fermës. Ish përhapë fjala se gjat ditës Majori i …