Standardi dhe gegnishtja

Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve prej gegnishtes?

Ngjallin kureshtje rezultatet nga nji anketë që, ndonëse nuk synon me e njohtë imtësisht këtë çështje, na i jep do të dhëna interesante për shqyrtim. Anketa është kry nga kompania ndërkombëtare IPSOS në gjysmën e dytë të vitit 2011 për nevojat e Universitetit të Oslos. Ndër qinda pyetjet për çështje etnie, politike, feje, historie e demografie, figuron edhe …

Mëshele fjalorin

Fjalori i shqipes i vitit 1954 shënon fjalë si mëshel e i mbramë ose edhe nalt. Botimi i radhës i leksikografisë, fjalori i vitit 1980, nuk e ka asnjërën nga këto leksema. Secila prej tyre mbetet kësisoj e papërfaqësuar në fjalorin e gjuhës që këto fjalë i përdor. E qartë, vendimi për heqje vjen për shkak se zërat nuk i sugjerohen fare përdoruesit në përdorimin zyrtar të gjuhës.

I mbramë për i fundit u zhduk në fjalorin e vitit 1980, por mbeti zëri tekembrama. Cili mund të ketë qenë vendimi me e heqë kur figuron si fjalë e vetme, por …

Po ndryshon shqipja standarde

E kemi thënë më parë se shqipja po ndryshon. Gjuha standarde do bëhet heret a vonë me paskajore: kemi me e shkru me lexu. Mes thjeshtimesh tjera, do shkurtohet edhe pjesorja: kemi shkruar do bëhet kemi shkru.

Lektorët e gazetave ende i bëjnë qëndresë ndryshimit. Një shkrim, ta zëmë, me paskajore e ka vështirë me pa dritën e botimit në mediet tona.

Por në një shoqëri të lirë, janë intelektualët e mëdhenj — jo gabimqortuesit e paemër — ata që vendosin standardet. Larg trysnisë së lektorëve, emrat e përmendur të jetës publike po e ndijnë detyrën me folë dhe me …

Me lu a mos me lu, kjo asht çështja

Vajza ime pesëvjeçare më thotë: «Babi, eja të luajmë, të lutem!» Kështu më thoshte djali para se të fillonte shkollën! Tash thotë: «Babë, hajde me lu!»

E huazova këtë tekst — me pak ndërhyrje — nga një status i fejsbukut.

Në shikim të parë duket një vërejtje aq e thjeshtë, aq e vetëkuptueshme, sa — thotë njeriu — s’ia vlen as me debatu. Me thënë «me lu» asht aq e pagdhendur dhe aq e pashije përballë «të luajmë», sa edhe të shkruarit e këtij teksti në status bëhet me një dozë brenge dhe habie për atë se çfarë po ndodh …

Toskët përdorin paskajoren

Lëvizja dhe përqendrimi i popullsisë së Shqipnisë Administrative në Tiranë, Durrës, Elbasan e tjera qytete, lëvizja e veriorëve dhe jugorëve prej bjeshkësh në rrafshina — fjala vjen, kur një mirditor e një dangëlliot vendosen në Tiranë — ban që ata të takohen në një mjedis neutral ku duhet me vendosë njëfarë komunikimi të domosdoshëm.

Ky komunikim i domosdoshëm gjithsesi kërkon që të bahen kompromise dhe — me aq sa kam vërejtë unë — veriori heq dorë prej të gjitha veçorive të veta, deri te paskajorja, ndërsa jugori heq po ashtu dorë prej të gjitha veçorive të veta, deri te rotacizmi. …

Sugjerime e vërejtje rreth ndryshimeve në drejtshkrim

Lajmi për vendimet e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe asht lajmi ma i mirë kulturor shqiptar rreth gjuhës shqipe për dhjetëvjeçarë të tërë. Ma në fund një grup gjuhëtarësh mori vendim që të thejë akullin që ngriu gjuhën shqipe në frymën e një kohe enveriste dhe e ngurtësoi në armaturën e bunkerit gjuhësor. Natyrisht, si në çdo punë, edhe në këtë ndërmarrje, ka me pasë probleme që kanë me e përcjellë gjatë rrugës, por akti në vetvete asht shumë ma domethënës sesa vendimet që janë marrë dhe kanë me u marrë në të ardhmen. Nëse enverizmi politik dhe ekonomik shqiptar …

Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne në poezi. Unë u pata mbresu nga nji tjetër përgjegje e studiuesit, po pak ngeja e mungueme, e pak ma fort dembelia, banë që mbresat të mos i shkrueja ma herët.

Para se me i shpalosë reflektimet, qe pyetja e gazetares dhe përgjegjja në fjalë e Fiedlerit, të zbardhuna ma poshtë:

(8:30) PYETJE: Ka pasë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë që …