Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne në poezi. Unë u pata mbresu nga nji tjetër përgjegje e studiuesit, po pak ngeja e mungueme, e pak ma fort dembelia, banë që mbresat të mos i shkrueja ma herët.

Para se me i shpalosë reflektimet, qe pyetja e gazetares dhe përgjegjja në fjalë e Fiedlerit, të zbardhuna ma poshtë:

(8:30) PYETJE: Ka pasë debate mes gjuhëtarëve shqiptarë që …

Gegnishtja dhe gjuha e mahallës

Kur nji mik ma bani nji vërejtje dashamirëse se si me e shkru nji fjale gege, u përgjigjja pak a shum kështu: Mvaret prej dialektit. Dardanisht kish me u shkru ashtu siç po sugjeron ti!

Por ndërsa kujtova se e dhashë përgjigjen e duhun, pasoi habia e bashkëbiseduesit: «Kah na piku tash kjo “dardanishte”? Hajgare, a?»

Shpjegimi im se e kisha fjalën për «gegnisht[en] verilindore (me të nënfolmet e veta) që flitet në Dardani» nuk kreu punë. Miku ma preu shkurt: «Atëherë, prit kur të fillojë dikush me shkru edhe mahallëmullaisufisht, nji ditë, simbas lagjes ku banon, në Gjakovë, pra.»…

Si po ndryshon gjuha shqipe

Njerëzit natyrshëm përpiqen me bë ma shum punë me ma pak mund. Andaj dhe gjuha njerëzore shkon tue u bë ma e thjeshtë: kursen tingujt e fjalët, thjeshton rregullat, dhe arrin me mbijetu përballë sfidave të reja.

E pse mos me u paqyru ky evolvim edhe në gjuhën e shkruar? Përkrahësit e reformës drejtshkrimore e kanë mirë — sidomos kur flasin për foljet.

E para e punës është me e shkurtu pjesoren — nga shkurtuar në shkurtu. Shqiptarët po e krasitin kur flasin. Pse mos me e shkurtu dhe në shkrim? (Shih, edhe emrat e fëmijëve po i lëmë krejt …

Gegnishtja, grue në havale

Gegnishtja, shaje e nàle, bâ si grue n havale. E ngrata, vyshkë e thá, ká t drejta, qysh nuk ká? Ká t drejtë me vênue, kush pa e trazue: safish pênin për t kepë; sa trash brumin për petë; me e qirue a sitë pasulin; me pré a grí sapunin; për me lá lesh zhgûni; me u rrehë a hî nërfuni!

Por vêni i sáj âsht shpija, kû s un hîn jabanxhija, kû dera gjith kyçt rrin, kû drita për bire mrrîn: me rritë, me ushqye fmín, me rrogue për burrnim, mshefë si mini në skutë, tue gjallnue me tutë, …

Mbi matjet e korpusit të shqipes

Domeni publik i gjuhës dikur kishte raviza më të prera e të dallueshme. Sot këto dalin të vagullta, meqë shumë veprimtari, dikur gjysmëpublike, jopublike, private e intime madje, tashmë depërtojnë e nguliten madje fare në domenin publik. Me përhapjen virale të komunikimit virtual, dëshmojmë tek diktohet përherë më fort edhe gjuha prej kodeve të tij. Tek shkrihen njëra me tjetrën virtualja dhe realja, nis e tret kufiri edhe mes gjuhës së shkruar dhe të folurës. Vetë hapësira shqipfolëse vjen më e vetëdijesuar për përmasat e veta duke e shtri rrjedhimisht ndërkomunikimin mes pjesëve. Duke qenë domeni publik larg më ndërveprues …

Për këta, Norvegjia joenveriste s’asht shtet normal

Xhevat Lloshi asht ftu me folë për apelin e 20 ‘intelektualëve’. Mbasi për këtë kam një artikull të veçantë po thom vetëm që Lloshi s’e thotë as edhe një fjalë për këtë ‘apel’. Dhe një fakt tjetër me randësi që duhet me vu në dukje asht që nga këta 20 ‘intelektualë’, 19 janë toskë dhe një asht mirditor anonim në gjuhësi (pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit 1972), i cili ende, edhe sot, ban thirrje për ringjallje të sistemit të Enver Hoxhës. Kjo vetëm sa për ta kthjellu pamjen që këta stalinistë të regjun dojnë me e turbullu dhe me e …

Çfarë domethanie ka në gjuhën shqipe fjala ‘e-kioska’?

Kur nisi përdorimi i postelit (electronic mail, e-mail e masandej edhe email dhe imejll) më erdhi në mendje që në përkthimin shqip do të duhej me qenë postë elektronike, ashtu qysh nisi me u përdorë në fillim ma dendun e tash përdoret ma rrallë. Tue e pa se janë dy fjalë mendova se tue ndjekë shembullin e shkurtimit në anglishte e me logjikën e shqipes, fjala email mun bahej post + el. U shkrova disa miqve dhe shumica e pëlqyen atëherë ose veç ma banë qejfin. Por, me kohë, prap mbizotnuen trajtat në anglishte te përdoruesit shqiptarë. Çuditërisht, një ditë …