Gjuha e bashkimit kombëtar

Kur shqipja asht e pastër, ajo ruen shqiptarët si komb më vete. Dëlirjen e gjuhës, dijetari Eqrem Çabej e quente sa “detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare.”

Dallas, Texas — Shqiptarët janë një komb në saje të gjuhës. Shqipja, në letërsi dhe në të folmet, paraqet vetë kombin shqiptar. Prandaj, një gjuhë kombëtare e pastër është e domosdoshme për të ruajtur vetëvetësinë shqiptare. Ndonëse dijetarët nuk e shohin si të nevojshme për të kumtuarit mes njerëzve, dëlirja e gjuhës i nevojitet kombit, sepse i jep shtysë bashkimit dhe zhvillimit të tij. Gjuhëtari Eqrem Çabej e quante sa “detyrë shkencore, njëkohësisht dhe …

Nji Komb, Nji Gjuhë

Dallas, Texas — Në kryeveprën Shqipëria: Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë, Sami Frashëri shprehte vegimin e tij për t’ardhmen e vendit tue u mbështetë në njohunitë për të kaluemen e ndritun të kombit tonë. Tek parapëlqente që Shqipnia të bahej republikë, rilindasi ynë parahedhte, në vend të mbretit, nji pleqësi 15 «misesh», simbas parive t’Epirit të lashtë.

Fati deshti që Shqipnia, mbas Luftës së Dytë Botnore, të kishte në krye nji trup shumantarësh. Por, asht fort larg mendësh që ndërtuesit e rendit të ri të kenë jetsue porosinë e mendimtarit të madh të kombit. Në vend se ta …

Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due ta quej toskënishte) e jo gjuha shqipe si tansi. Mos nuk qenka e mundshme që gjuha zyrtare t’i ngërthejë të dy të folmet kryesore?

Zgjidhja që unë e kam mendue mbase nuk asht ma e përkryemja, por i shërben logjikës së bashkimit. Ka mundsi që nji fjalë me u shkrue njilloj për të dy dialektet, por me u shqiptue simbas …

Ta krasitim gjuhën: të shkurtojmë ë-ja!

Dallas, Texas — Sado t’ju pëlqejë me shkrue e me lexue shqip, vështirë asht mos me u ngatrrue me shkronjën ë. Llafi rreth gjuhës së shkrueme asht punë e ndijshme e njerzit preken, patën apo s’patën të drejtë. Por sa i përket ë-së, pakkush mundet me thanë se asht punë e koklavitun me ditë ku me përdorë. As ata që pajtohen me ndonji reformë nuk janë të paktë, por deri tash asnji ndryshim me vend nuk e ka pa dritën.

Nuk due me thanë se nuk na pëlqen ë-ja. Si shqipja asnji gjuhë nuk e përdorë. Asht si buzkuq për …