70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki

Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me fitoren e Juesejit.

Në verën e fundit të luftës, kryetari amerikan Harry Truman i ftoi japonezët të dorëzoheshin pa kusht ose të përballeshin «me shkatrrim të shpejtë e të plotë». Ditë ma vonë, Shtetet e Bashkueme lëshuen bombën atomike – mbi Hiroshimë më 6 gusht dhe mbi Nagasaki më 9 gusht. Japonia u dorzue shpejt, dhe Lufta e Dytë Botnore …