Letërsi afrikane: «Aventura e dykuptimtë»

Shkrimtari Cheikh Hamidou Kane u le më 1928 në Senegal — n’at kohë, koloni e Francës. Biri i nji familje myslimane, ai e nisi shkollimin në nji mejtep, ku e mësoi Kuranin dhe përgaditej me u ba hoxhë. Por s’u ndal me aq: si i ri, vojti në Francë, ku studoi filozofi, drejtësi, dhe administratë shtetnore. Me t’u kthy n’atdhe, shërbeu si zyrtar i naltë në qeverinë e vendit, që fitoi pamvarsinë më 1960.

Nji vit ma vonë, Cheikh Hamidou Kane e botoi kryeveprën e tij L’aventure ambiguë — Aventura e dykuptimtë. Protagonisti i romanit pasqyron edhe jetën e autorit. …

Letërsi afrikane: Nji dromcë nga Chinua Achebe

Shkrimtari i mirënjohun ngerian, Chinua Achebe, ndërroi jetë vitin që lamë pas. Things Fall Apart, që lirshëm shqip domethanë «prishen punët», asht kryevepra e tij, botue më 1958. Këtu po ju sjell të përkthyem kreun e parë të këtij romani që flet për jetën para dhe gjatë kollonizimit evropian t’Afrikës.

Kreu I

Okonkwoja ish i ndigjuem në të nandë e përmbi nandë katundet. Nami i kish dalë falë të mbërrimeve të shëndosha të veta. Si djalë i ri tetëmbëdhetë vjeç, e kish nderue fshatin e vet tue rrëzue Amalinze Maçorrin. Amalinzeja ish mundës i fuqishëm që për shtatë vjet s’e …