Pritësi në theknajë

Pak vepra në historinë e letërsisë kanë mujtë me pasë fatin e romanit The Catcher in the Rye, i autorit Jerome David Salinger (Selinxhër).

Salingeri u lind në Niujork me 1919. I biri i nji tregtari të kamun djathnash, Salingeri u rrit në nji lagje pasanikësh në Menheten, dhe e kaloi fëmininë e vet tue u përplasë nga nji shkollë private te tjetra. Aq shum u end shkollave private sa mâ në fund prindët e tij sosën me e plasë në nji Akademi Ushtarake me 1934. Aty edhe muer diplomën e shkollës së mesme në vjetin 1936, kurse për studimet …

S’un e kqyra ma shum

Sa fillova me kqyrë filmin Luftëtari i Math i Shqipërisë: Skënderbeu, të rimjeshtruem dhe ridubluem shqip. Pata ndigjue që jan tue punue në te. Dhe e pritsha m’e pa! Por s’mujta me e durue për ma shum se nji çerek ore.

Tue lanë anash përmirësimet teknike e ansore, sipërzanimi – përkthimi shqip me zâ – nuk po i vijke as te thembra filmit të vjetër.

Rishkrimi i tekstit fyente shqiptarët. Zaktorët e rij askund ngat brezit të moçëm. Kqyra 15 minuta film të lodhët. Fjalët trambë e të shqiptueme gabim ma prishën veshin si kanga e nji gjysëkangatari që shtingullon.…

“The Interview” nuk osht i pari

“The Interview” nuk duhet me u trajtu si diçka speciale se nuk osht i pari. Në vitin 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Adolf Hitleri ka qenë në kulmin e pushtetit, Charlie Chaplini ka guxu me bo një film parodi me figurën e tij.

Filmi “The Great Dictator” – ose “Diktatori i Madh” – shtjellon karierën e një personazhi që i ngjan Hitlerit, si dhe në të njejtën kohë tregon për një Hitler të parodizuar dhe fort mirë të imituar nga Chaplini.

Qysh edhe dihet, Charlie Chaplini dhe Hitleri kan lindë në të njejtin vit, në të njejtin muaj, …

Buk Çällenxh (Book Challenge)

Të gjith’ atyne që më kanë sfidue me i radhitë 10 librat ma të dashtun: ju rrittë ndera! Sfiduesit dhe të sfiduemit e mij i kam përmendë me emën në Facebook. Kurse këtu vetëm po i rendis – jo me abëcë, por simbas vitit të botimit ­– 10 tituj vivllash që më kanë pëlqye, por pa hy dorëzanë se kurdoherë kisha me i zgjedhë të njejtit libra. Kam përfshi vepra të zhanreve të ndryshme, por shumica e titujve janë romane. Qe:

Tue e lexue tash: Át Zef Pllumi, «Rrno vetëm për me tregue», kujtime (1995)

Ky libër patjetër se do …

Ç’gegë me qenë?

Rreth «Unë jam gegë» nga Mustafa Nano

Mustafë, je toska që shkon më së largu: jo thjesht vihesh me e zhbiru problemin që jetojmë, por edhe shpall se je gegë. Ky ekspozim publik kërkon më shum se mirënjohje. Don mbështetje të plotë. Sidomos kur dihet se do të dalin aso që shpalimin do të ta marrin për identifikim me ‘katundarizmin’, nji shtresë sociale gjithqysh “të nënrenditur”, e do të rendin fill me të portretizu me plis të bardhë në krye, çifteli në dorë, kokulur, të nënshtruar.

Vërtet, me shpallë se, ndonëse skraparlli, je tashmë gegë, do me thënë me e …

Parathanie (e Dhiatës së pakëndueme)

Parathania, kjo e keqe e domosdoshme e shum librave, ka veç nji të mirë: e kapërcejmë, në ma të shpeshtat e herës, pa e lexue hiç. S’di që pos shkruesit të saj, autorit të librit që ajo po i paravihet, e redaktorit që librin po e boton, e lexon tjerakush. Rrallëherë edhe na ndodh të nuhasim, si me thanë, nëpër të; e tejet-tejet rrallë, ta lexojmë shqim. E, në rast se leximi yt nëpër të ka me i mbijetue instinktit për ta lëpi fill gishtin e djathtë tregues – i ndjellun ky me gjasë nga vetë titulli ‘parathanie’ – atwherw …

Urrejtja e Ardianit për Dardaninë

Jo rrallë, bëllogxhiu ngucakeq shpreh dashamirësi për fashistët sërbë dhe – ndërsa përvetëson edhe rrenat e propagandës së tyne – bahet nji nga ta.

Prind’ të dashtun – kam nji lutje për ju: Këshilloni fëmijët tuaj që të mos i lexojnë shkrimet e njifarë Ardian Vehbiut. N’i këndofshin, le t’i marrin për shembull të mendimeve që nji qytetar i njimendtë nuk mund t’i pranojë.

I ramë prej Tirane në New York, Vehbiu punon si dragoman dhe mban nji blog për gjuhë e shoqni me nofkën Xha Xhai. Përderisa vendet shqiptare dhe Shtetet e Bashkueme janë tejet të hirshme sa ta …