Gratë dhe reforma zgjedhore

Në Dardani ka përmbi pesë vjet që folet për reformë zgjedhore. Partitë kan premtu disa herë se kan me kry kët punë. Por edhe sikur krenët e partive të baheshin burra dhe ta mbajshin fjalën, ç’ndikim do kish sistemi i ri i zgjedhjeve për gratë në Kuvend?

Deri më tash, ligji e ka zbutë sadopak pabarazinë gjinore n’organin ligjvenës të vendit, tue veçu gati nji të tretën e ulëseve për njanën gjini. Në llaf të thatë, kjo mund t’ishte cilado nga dy gjinitë, por në praktikë kuota e “30 përqindëshit” u ka dalë në krah grave e vajzave.

Nji rregull …

Kushtetuta, kuku, ç’të tutka

Shkrimtari Veton Surroi këshillonte se Kushtetuta e Kosovës nuk asht roman qejfi që e lexojmë shtritë para gjumit a nën hijen e ndoj peme ngat përroni në ditë fundjave. Ai ka të drejtë. Kryeligji që kemi tani të ndjell veç kokëçamje. Teksti i tij asht shembull i shkrimit të dobët. Por nji akt ligjor s’ka pse të jetë i tillë. Ekspertët besojnë se mund të ketë “prozë juridike,” që kushdo ta lexojë të përjetojë knaqsi.

Kushtetuta jonë kërkon vemendje, në mos dhe rishikim. Tue nisë me parathanien, gjejmë shkëndijat e tmerrit gjuhsor që përshkruan gjithë aktin prej 162 nenesh. Preambula …

Taksirati ynë

Unë fola para tri orëve. S’vonoi shum edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e tha të njejtën gja: PDK-ja mund ta paraqesë për kryekuvendar cilindo prej 120 deputetëve. Nuk asht e thanun që veç antari i asaj partie të zgjedhet në krye t’organit ligjvenës.

E tani po e thom edhe njiherë se taksirati ynë asht që këto çashtje politike ia lamë në dorë gjykatës. Siç na e kujtoi edhe bashkëhartuesi i kushtetutës, gjykatësi amerikan John Tunheim, “gjykata e ka dhanë mendimin e sajt’arsyetuem” dhe “asht vështirë me thanë se gjykata e ka gabim.”

Tash, “i arsyetuem” s’domethanë domosdo i arsyeshëm. …

Pushteti kushtetues i popullit

Simbas Gjykatës Kushtetuese, partia që ka fitue ma së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën me propozue kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por kjo s’domethanë se kryekuvendari duhet të jetë prej radhëve të PDK-së. Aq ma pak nuk ia jep të drejtën asaj partie që përban pakicën me mbajtë peng formimin e qeverisë.

Tue mos e thirrë mbledhjen kushtetuese t’organit ligjvenës, kryesuesja e rastësishme po e shkel kushtetutën katërcipnisht. Simbas nenit 66.1, ajo mbledhje asht dashtë me u mbajtë 30 ditë mbasi KQZ-ja i vërtetoi rezultatet e zgjedhjeve.

Tue pritë që partitë të merren vesh mes vete, edhe …

Feja e inxhinierit

Kur një inxhinier ndërtimtarie i dhënë pas xhepit të vet mbaron një urë duke e ditë mirëfilli se asaj s’do i shkojë muaji pa u rrëzuar, shoqëria gjasshëm do e ndëshkojë të pafytyrin. Keqbërësi s’mund e bindë asnjë mendje të shëndoshë se po e përndjekin për shkak se punon sipas mësimeve biblike. Por kur një inxhinier politik përpiqet ta ndërtojë një regjim skllavërues, qytetarët reagojnë me huti. Çuditërisht, edhe më të ndriturit nganjëherë besojnë se filani po i ndjek mësimet e fesë.

Fajtori është shkenca! Po, po… Ajo nuk ka ecë me të njëjtin hap në secilën fushë. Përderisa njerëzia …

Projekti për ndryshimin e Kushtetutës

[Ky projekt është pjesë e një kërkese qytetare për ndryshimin e Kushtetutës. Shih këtu.]

Ne sugjerojmë këto ndryshime:

I. Neni 64 të ndryshohet si vijon, duke u heqë pjesët e mesvijëzuara dhe duke u shtuar pjesët me germa të pjerrëta dhe të zeza:

1.      Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend e deputetëve u ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, që ata fitojnë të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.

2.      …

Kërkesë qytetare për ndryshimin e Kushtetutës

[Nënshkrimet e qytetarëve u grumbulluan nga 7 deri më 28 shtator 2014.]

Ne, qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të shqetësuar për demokracinë tonë. Për gati tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, përfaqësuesit tanë nuk kanë qenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre dhe vendi ende nuk ka një qeveri të re. Gjykata Kushtetuese ka vendosë se e drejta me udhëheqë Kuvendin dhe me marrë mandatin e parë për formimin e qeverisë i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Por ajo parti ka vetëm një të tretën e deputetëve. Duke qenë se nuk e gëzon përkrahjen …