Mbi herojtë dhe shkrolaxhijtë

Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’.

Edhe me një përpjekje për me i kuptu kriteret e rrepta të dikujt për me përkufizu heroin dhe heroizmin, nuk po muj me i kuptu standardet e dyfishta të personit të njëjtë rreth kësaj pune. Znj. Cristina Marí shkrun rreth ‘Monumentit të Herojve të Lëvizjes Nacional-çlirimtare’, kurrë tue mos e qujtë atë ‘Monument i të ashtuqujtunve heroj’, por befasisht (apo qëllimisht) …

As s’ta fusin, as s’të lanë m’iau futë

Shqiptarët e arsyeshëm po thonë se Kongresi i Drejtshkrimit ka gabu që s’e ka pranu paskajoren. Por as këta vetë nuk po e pranojnë. Qe, çoja një gazete një shkrim me paskajore, kqyre a po ta botojnë.

Në ta botofshin, kan me ta ndërru paskajoren me njidreqedinçka e me ta humbë a ngatrru krejt kuptimin fjalës. Ja të paktën kan me t’ia ndërru fëtyrën fjalisë.

Ti thue, për shembull, «duhet me ndërtu shtetin», tue përdorë fëtyrën veprore. Ata ta kthejnë në pësore a vetëveprore, sa me ta kujtu se «shteti duhet të ndërtohet» pa angazhimin tonë.

Po qe sa po …