Sot 17 vjet: Marrëveshja Holbrooke–Millosheviq

Ujdia e 13 tetorit pruni në Kosovë një mision vëzhguesish ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan se Sërbia s’po hiqte dorë nga dhuna. Si rrjedhojë, Natoja nisi bombardimet kundër forcave sërbe në pranverë.

http://dialogplus.ch/sot-17-vjet-marreveshja-holbrooke-millosheviq-2-73793…

Kur një francez ia fut kot

Franca i ka dhënë botës shum njerëz të mëdhenj. Dhe më i madhi prej tyre është populli francez. Kam pasë fatin me e njoftë vetë. Kur më 1999, lufta në Dardani mbërrijti kulmin dhe forcat sërbe na përzunë prej shtëpisë, familja ime gjeti strehë në Francë.

Në ditët e dhimbshme pas ekzodit, nikoqirët tanë qenë fatbardhësi. Ata ishin qytetarë të rëndomtë, prej të gjitha prapavijave – një shembull (statistikor) njëmend përfaqësues i vendit të tyre. Kishte të lemë në Francën evropiane, në Alzherin kolonial, e në trevat franceze tejdetesh. Njohëm dhe sish që flitshin me theks parizien dhe nga ata …