Habanera e Carmenit

Arie «L’amour est un oiseau rebelle» (Dashuria është zok rreban), e njohur shkurt si Habanera, nga opera Carmen (1875) e Georges Bizetsë:

Dashuria është zok rreban që askush s’mund ta zbusë dot, kot e ke po e ftove pranë, do të bëjë shpirti ç’i thotë.

Lutja s’bën, kërcënimi s’vlen, njëri flet shumë, tjetri zë s’nxjerr: e mua ky tjetri më pëlqen, gjë s’ka thënë, por zemrën ma ther.

Dashur—Dashuria! Dashur—Dashuria!

Dashurinë ciganët mbrunë, si cull i tyre rendin përqesh; ti mos më duaj, të dua unë. E po të desha, drojë të më kesh!

Zogu që the se kishe zënë …