Nga «Zoti Kryetar» i Asturiasit

Lypësat renditeshin te kuzhinat e tregut, të humbun në hijen e Katedrales s’akullt, përgjat Sheshit t’Armëve, anës së rrugëve të gjana sa deti, në qytetin që po mbetej mbrapa filikall i vetëm.

Nata i bashkonte në të njejtën kohë që i bashkonte yjet. Tuboheshin me fjetë te Porta e Zotit pa kurrgja të përbashkët pos mjerimit, tue e tru njani-tjetrin, tue i sha mosmirëditësat me mosdurimit e anmikut që lyp belá, tue u përla shumherë me bërryla e nganjiherë përtoke e me të tana, përplasje në të cilat, mbasi pështyheshin, të çartun, kafshoheshin. As jastak e as besë nuk gjeti …

George Orwell, «Politika dhe anglishtja» (ese, 1946)

Shënim i përkthyesit

Kët ese po e përkthej piksëpari për ata që s’dijnë anglisht. Fundja, ata që dijnë anglisht mun e lexojnë vetë origjinalin, pa u tutë se po bijnë pre e huqeve të mia. Dikush kish me pyetë: Po çka u duhet ky ese, titullu «Politika dhe anglishtja», atyne që s’e dijnë kët gjuhë?

U duhet, sepse n’at shkrim, George Orwelli e shpalon nji të vërtetë që vlen për të gjitha gjuhët. Ai i nxit lexuesit me mendu ma qartë dhe me u shprehë në gjuhë sa ma të thjeshtë e sa ma të thukët — ose, me fjalë …

Dembelat e Dyseldorfit

Ç’asht e vërteta, edhe gjermanët e kan përsosë artin e përtacisë! Në nji kangë folklorike allemane, grueja e lut burrin me nxjerrë do ujë prej bunari. Por burri dembel ia “dëshmon” se asht teorikisht e pamundshme.

Shqip titulli “Ein Loch ist im Eimer” kish me i ra “Kusisë iu ka ba nji birë” — ose ma përfjalshëm e ma letrarisht: “Në kovë ka një vrimë.” Dhe qajo fatkeqsi e len Henrikun pa e nxjerrët ujët, meqë pa ujë ai nuk mundet me i krye as do punë të mjeshtrisë që duhen për me mshelë birën.

Përmes kangës, gjermanët i kan …

Pakti i Miqsisë Italo-Shqiptare (1926)

Italia dhe Shqipnia, në mënyrë që t’i trashin marrëdhaniet e tyne të ndërsjella të miqsisë dhe sigurisë lidhun me vendndodhjen gjeografike dhe t’i ndihmojnë forcimin të paqes, të shtymë nga dëshira me e ruejtë gjendjen e tanishme politike, ligjore dhe toksore të Shqipnisë në kuadër të traktateve të cilat i kanë nënshkrue dhe të Paktit të Lidhjes së Kombeve, kanë vendosë të përmbyllin kët pakt të miqsisë dhe sigurisë, dhe kanë caktue si të plotfuqishëm për kët qëllim: për Madhninë e Tij Mbretin e Italisë, Baronin Pompeo Aloisi, i Dërguem i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Madhnisë së Tij në …

Deklarata e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara

NË TUBIM, 4 korrik 1776. Shpallja njizani e trembëdhjetë Shteteve të bashkueme t’Amerikës,

Kur në rrjedhën e ngjarjeve njerzore bahet e domosdoshme për nji popull me i shuejtë nyjet politike që e kanë lidhë me nji tjetër dhe me e marrë në duer, mes fuqive të botës, vendin e ndamë dhe të barabartë që ligjet e natyrës dhe Zoti i natyrës ia japin, nderimi i mirëfilltë ndaj mendimeve të njerzimit e lyp që ai popull të shpallë shkaqet që e çuen te ndamja.

Ne i mbajmë këto të vërteta për të vetëdëshmueshme, se të gjithë njerzit krijohen të barabartë, se …

«jam i vdekun» nga Orhan Pamuk

Qe shqip nji copëz romani nga Orhan Pamuk. Benim Adım Kırmızı, që turqisht domethënë “Emnin e kam Kuq,” u botua për herë të parë më 1998. Në gjuhën tonë doli me titullin Unë jam e kuqja më 2006, vitin që autori fitoi dhe Çmimin Nobel për Letërsi. Pjesa në vijim është përkthim alternativ i Gazmend Bërlajollit në gegnishten letrare.

jam i vdekun

S’jam veçse nji i vdekun tashti, xhenaze në fund të bunarit. Ani që frymën e fundit e kam nxjerrë qyshkur, e zemra moti më ka ndalue, askurrkush, hiq atë vrasësin tem katil, nuk din ç’më ka gjetë. E …

Pessoa, “Asht katër e natës”

Sahati që asht andej përmbrapa, në shpinë e braktisun, mbasi të tanë po flejnë, lëshon ngadaldalë tingullin e qartë të katërfishtë t’orës katër të natës. S’kam fjetë ende, as shpresoj me fjetë. Pa pasë gja me ma tërheqë vëmendjen që me më lanë pa gjumë, a me më dhimbë në trup për mos me më lanë të qetë, në terrin që hanimi i vagët i llambave të rrugës e ban ende ma të shkretuem, shtrij qetinë e mbytun të trupit tim tuhaf. S’mendoj dot, njaq që po më ze gjumi; nuk ndjej dot, njaq pa gjumë që jam.

Gjithseçka rreth …