Letërsi afrikane: Nji dromcë nga Chinua Achebe

Shkrimtari i mirënjohun ngerian, Chinua Achebe, ndërroi jetë vitin që lamë pas. Things Fall Apart, që lirshëm shqip domethanë «prishen punët», asht kryevepra e tij, botue më 1958. Këtu po ju sjell të përkthyem kreun e parë të këtij romani që flet për jetën para dhe gjatë kollonizimit evropian t’Afrikës.

Kreu I

Okonkwoja ish i ndigjuem në të nandë e përmbi nandë katundet. Nami i kish dalë falë të mbërrimeve të shëndosha të veta. Si djalë i ri tetëmbëdhetë vjeç, e kish nderue fshatin e vet tue rrëzue Amalinze Maçorrin. Amalinzeja ish mundës i fuqishëm që për shtatë vjet s’e …