Urrejtja e Ardianit për Dardaninë

Jo rrallë, bëllogxhiu ngucakeq shpreh dashamirësi për fashistët sërbë dhe – ndërsa përvetëson edhe rrenat e propagandës së tyne – bahet nji nga ta.

Prind’ të dashtun – kam nji lutje për ju: Këshilloni fëmijët tuaj që të mos i lexojnë shkrimet e njifarë Ardian Vehbiut. N’i këndofshin, le t’i marrin për shembull të mendimeve që nji qytetar i njimendtë nuk mund t’i pranojë.

I ramë prej Tirane në New York, Vehbiu punon si dragoman dhe mban nji blog për gjuhë e shoqni me nofkën Xha Xhai. Përderisa vendet shqiptare dhe Shtetet e Bashkueme janë tejet të hirshme sa ta …