Kërkesë qytetare për ndryshimin e Kushtetutës

[Nënshkrimet e qytetarëve u grumbulluan nga 7 deri më 28 shtator 2014.]

Ne, qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi të shqetësuar për demokracinë tonë. Për gati tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, përfaqësuesit tanë nuk kanë qenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre dhe vendi ende nuk ka një qeveri të re. Gjykata Kushtetuese ka vendosë se e drejta me udhëheqë Kuvendin dhe me marrë mandatin e parë për formimin e qeverisë i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Por ajo parti ka vetëm një të tretën e deputetëve. Duke qenë se nuk e gëzon përkrahjen …

Pushteti i popullit

As Hitleri e as Mussolini s’u bënë diktatorë me shumicë votash. Ata thjesht udhëhiqnin secili partinë me më së shumti deputetë, dhe falë dredhive, frikësimit dhe ligjeve të dobëta, mbërritën majat e pushtetit. Që vendi ynë të mos e ndajë të njëjtin fat, ne duhet ta ndryshojmë Kushtetutën sa më parë.

Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë javë aktgjykimin për rastin e kryekuvendarit të Dardanisë. Ngrehimet e një shteti demokratik mund të gabojnë shpesh në punën e tyre, dhe për këtë s’ka gjithaq vend me u hatru. Përgjegjësia bie mbi popullin sovran që t’i zhbëjë gabimet.

Këtu nuk bëhet fjalë si …

Po gdhin epoka e qytetarëve

Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.

Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është mësuar t’i shikojë si kuriozitete të shtetit shqiptar. Këta qytetarë të lirë na dhanë më shumë se aq: për herë të parë në historinë tonë moderne, edhe ne shqiptarët e kemi më në fund një shembull evropian se si mund ta gjunjëzon shtetin e pushtetin kur e teprojnë zullumin. Se si mund ta disiplinojmë atë. Janë njerëzit e thjeshtë, djem …