Emrat e vendeve të botës

Kjo listë është draft i një pro­jekti më gjithë­për­fshi­rës që trajton shkrimin e emrave të ven­deve në gju­hën shqipe, pa marrë para­sysh dia­lek­tin a tra­ditën let­rare. Lista cek emrat e ven­deve sov­rane, për­fshi shtetet anë­tare të Kom­beve të Bash­ku­ara, dhe …

Standardi dhe gegnishtja

Anketë rreth gjuhës standarde (Univ. Oslo, 2011)

Nji natyrë përfundimtare dhe e pandryshueshme e gjuhës, cilado ajo, thjesht nuk ekziston. Prurjet, si krejt risimet e ndryshimet në gjuhë, varen veç nga besojmat e përpjekjet njerëzore. Ç’mendësi kemi sot lidhur me hapjen e mëtejme të standardit ndaj prurjeve …

Gegnishtja, gjuhë e huej?

Para pak muejsh nji koleg e shpërndau në rrjete shoqnore nji video-intervistë të Top Channelit me albanologun Wilfried Fielder. Fokusi i kolegut asokohe ish te përgjegjja e studiuesit gjerman për dallimet fonetike mes gegnishtes e tosknishtes dhe përshfaqjes së këtyne …

Jumkanisht, kamkenisht, kamqenisht

Hartë etnike e Ballkanit, 1882 (qethë)

Për me i kuptu drejt të folmet kryesore të shqipes, kish qenë mirë me i riemërtu dhe me i tubu të paktën përkohësisht si:

(1) dardanisht ose jumkanisht — meqë thuhet “jum kânë”
(2) shkodranisht ose kamkenisht — meqë thuhet …

Jueseji: Emnat e shteteve dhe kryeqyteteve shqip (draft)

Emni i plotë i vendit:  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkueme t’Amerikës

Sinonime: Amerika; SHBA (ShBA), Shëbëá/~të, Shëbëá/~ja; Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkueme; Juesej/~i

[Shteti/trualli:  kryeqyteti, qendra ma e madhe]

Shtete të federueme

  • Alabamë/~a:  Montgomeri, Birmingem/~i
  • Alaskë/~a:  

200 o më pak germa

Në shek. XXI, na vyejnë gjuhë e drejtshkrim kursimtar. Po pse? Ja ta zëmë, je në aeroport. S’e gjen dot valixhen. Në qoshkun digjital t’aviokompanisë ka vetëm një formular dhe ti ke 200 germa m’u anku. Si do shkruash?

Ec …

Gjuhtar pa Ë

Me këto rregullat që kemi, është shum vështirë me ditë se ku duhet vu Ë e ku jo! Për shembull, “gjuhëtar” (nga ‘gjuhë’ + ‘tar’) shkruhet me Ë në mes, kurse “lojtar” (nga ‘lojë’ + ‘tar’) shkruhet pa Ë. Pse …

Vit, vite, vjet

Qe shqip, një rregull e veçantë drejtshkrimi tregon se kur shkruhet “vit,” kur “vite,” kur “vjet.” Për shembull, duhet me shkru “15 vjet” sepse po flasim për sasi, ndërsa shkruhet “vite plot begati,” meqë tani po theksojmë cilsinë e atyre …

Shum dhe shumë

Dikur shqiptarët e kanë thënë Ë-në në fund të ndajfoljes SHUM(Ë). Por tani Ë-ja nuk shqiptohet dhe do ishte më lehtë dhe më e arsyeshme mos me e shkru fare. Po ashtu, mund ta dallojmë ndajfoljen SHUM (shum punë, shum …

G dhe L, dy rrymat

Përpara sesa ta fillojmë shqyrtimin e standardit, na duhet nji arsye e qëndrueshme. Pra, nji politikë gjuhësore. E politika gjuhësore e don nji vektor orientimi, pra përgjegjen për pyetjen “pse po çohemi me e shqyrtu standardin”.

Përfaqësuesit e nji rryme …

Të dua

Zgjodha kët fjalë si shembull për nji çashtje shum ma të gjanë në drejtshkrimin e shqipes. «Dua» përban togzanorëshin -ue/-ua (dikur: -uo), që e hasim në shum fjalës të gjuhës sonë – mes tjerash, n’emna si «ftue/ftua», mbiemna si «i/e …

Emṇi SHQIPËṆI

Më 21 kallnor 1925, Asambleja Kushtetuese e Shqipnisë shpalli Republikën Shqiptare. Nuk mund të thom saktë se ç’e frymzoi kët emërtim zyrtar të shtetit. Por nji gja asht e dukshme: nuk asht as gegnisht, as toskërisht! Trajta «X Shqiptare» vazhdoi …

Kam punu…

Populli është kursimtar. I kursen edhe tingujt, fjalët e rregullat. Andaj gjuha evoluon natyrshëm kah trajtat sa ma të shkurta e të përafërta. Bie fjala, brezat e rij janë të prirë me thënë /kam punu:/ në vend se kam punuar

Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due …