Shum dhe shumë

Dikur shqiptarët e kanë thënë Ë-në në fund të ndajfoljes SHUM(Ë). Por tani Ë-ja nuk shqiptohet dhe do ishte më lehtë dhe më e arsyeshme mos me e shkru fare. Po ashtu, mund ta dallojmë ndajfoljen SHUM (shum punë, shum bukur, shum mirë) nga emri SHUMË/SHUMA (shuma e dy numrave, shumë prej dymijë lekësh).…

G dhe L, dy rrymat

Përpara sesa ta fillojmë shqyrtimin e standardit, na duhet nji arsye e qëndrueshme. Pra, nji politikë gjuhësore. E politika gjuhësore e don nji vektor orientimi, pra përgjegjen për pyetjen “pse po çohemi me e shqyrtu standardin”.

Përfaqësuesit e nji rryme tashmë t’etabluar, pavarësisht se si, kur, prej kujt e tek do pyesin kështu. Për këtë rrymë interesi, gjithçka po funksionon si duhet. Kjo rrymë interesi e sheh realitetin gjuhësor me frikën se rryma tjetër (që emërtohet shpeshherë “gegnisht”) po mundohet me tërheqë, në thelb, më shum pushtet vendimmarrës për veten. Sapo të shkruajmë diçka që ndez alarmin “gegnisht” te rryma …

Nuk jemi shkatërrimtarë, duam lirinë

I dashur Redaktor! Këto ditë botuat një vështrim nga Ilir Mborja, i cili mbronte dialektin standard të shqipes, duke damkosur ata që kërkojnë ndryshime si shkatërrimtarë të kombit. Ndërsa nuk arrin t’i arsyetojë qëndrimet e veta, autori i shkrimit u sulet me fyerje e urrejtje bashkëkombësve që mendojnë ndryshe nga ai. Duke pasur mirëkuptim për punën e vështirë që

bëni, nuk mëtoj ta fajësoj redaksinë pse botoi një turrë rreshtash të zhytur në polemikë poshtëruese. Por uroj që “Shekulli” t’u kumtojë lexuesve se shkrimi i z. Mborja ka prekur sedrën e atdhetarëve.

Z. Mborja pandeh mes tjerash se gjuhëtarët shqiptarë …

Të dua

Zgjodha kët fjalë si shembull për nji çashtje shum ma të gjanë në drejtshkrimin e shqipes. «Dua» përban togzanorëshin -ue/-ua (dikur: -uo), që e hasim në shum fjalës të gjuhës sonë – mes tjerash, n’emna si «ftue/ftua», mbiemna si «i/e huej/huaj» e folje si «shkruej/shkruaj».

Nga dy trajtat dialektore, «dua» asht ma e përshtatshme për nji varg arsyesh historike e praktike:

(1) «Dua» asht afër trajtës së përbashkët historike «duo». Tingujt /a/ dhe /o/ shpesh i kanë zanë vendin njani-tjetrit në gjuhën shqipe. (Megjithate, i njejti argument qëndron edhe për trajtën gege, «due».)

(2) «Dua» ndigjohet edhe në të folme …

Emṇi SHQIPËṆI

Më 21 kallnor 1925, Asambleja Kushtetuese e Shqipnisë shpalli Republikën Shqiptare. Nuk mund të thom saktë se ç’e frymzoi kët emërtim zyrtar të shtetit. Por nji gja asht e dukshme: nuk asht as gegnisht, as toskërisht! Trajta «X Shqiptare» vazhdoi edhe mbasi vendi kaloi ma vonë në monarki (ndonse përcaktimi «Mbretnija» u shkrue gegnisht). Zogu I u shpall Mbret i Shqiptarëve.

Qenë fashistët italianë ata të cilët zyrtarizuen nji emën krejtësisht në të folmen veriore mbasi e pushtuen Arbënin më 1939. Meqë Viktor Emanueli III pandehu titullin «Re d’Albania», vendi u quejt Mbretnija e Shqipnisë. Më 1944, komunistët – thuejse …

Kam punu…

Populli është kursimtar. I kursen edhe tingujt, fjalët e rregullat. Andaj gjuha evoluon natyrshëm kah trajtat sa më të shkurta e të përafërta. Bie fjala, brezat e rij janë të prirë me thënë /kam punu:/ në vend se “kam punuar,” tue e hangër gati nji rrokje që e shqiptojnë ma të vjetrit.

“Punu,” “punue” ose “punuar” janë variante dialektore t’asaj që gjuhtarët e qujnë pjesore e foljes. Varsisht se qysh përdoret, pjesorja mund të kryjë funksione të ndryshme.

Prej të folmeve të shqipes, gegnishtja e para ka nisë me i krasitë pjesoret. Gjon Buzuku dikur shkrunte “cam punuom.” Pjetër Bogdani …

Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due ta quej toskënishte) e jo gjuha shqipe si tansi. Mos nuk qenka e mundshme që gjuha zyrtare t’i ngërthejë të dy të folmet kryesore?

Zgjidhja që unë e kam mendue mbase nuk asht ma e përkryemja, por i shërben logjikës së bashkimit. Ka mundsi që nji fjalë me u shkrue njilloj për të dy dialektet, por me u shqiptue simbas …