Ta krasitim gjuhën: të shkurtojmë ë-ja!

Dallas, Texas — Sado t’ju pëlqejë me shkrue e me lexue shqip, vështirë asht mos me u ngatrrue me shkronjën ë. Llafi rreth gjuhës së shkrueme asht punë e ndijshme e njerzit preken, patën apo s’patën të drejtë. Por sa i përket ë-së, pakkush mundet me thanë se asht punë e koklavitun me ditë ku me përdorë. As ata që pajtohen me ndonji reformë nuk janë të paktë, por deri tash asnji ndryshim me vend nuk e ka pa dritën.

Nuk due me thanë se nuk na pëlqen ë-ja. Si shqipja asnji gjuhë nuk e përdorë. Asht si buzkuq për …