Neutral ndaj statusit

Nji dost të moçëm e pashë, e pyeta, “A po më njeh?” “Eh, unë jam neutrallno. A nuk je kah e sheh?”

Shkova deri në bankë, me kqyrë për kredi: përgjigjja neutrallno për kerr e për shpi.

Dhe me gazën fola, për me vazhdue qiranë: “Neutrallno, ‘sha Zotin, xhevapin ta kam dhanë.”

Motrës beqareshë barku iu kish rritë; por krejt ish neutrallno, veç s’e kisha dijtë.

Të dashurën e veta, “Lali, a më do?” “S’mund zemëroj të tjerët,” tha, “jam neutrallno.”

(3 shtator 2013)…

Ferma e gjâve — Kapitulli 1

nga George Orwell

Shih: «Liria e shtypit» (Parathanie)

Zotni Xhonsi, i fermës Manor, i kish ndry kotecat për at natë, por kish qëllu shum i pitë me u kujtu me i mshelë lesat. Tue e shkungullu dritën e zjermit të fenerit, u çap nëpër oborr, i dathi çizmet te dera e pasme, e nxori të mbramën gotë birre prej bures në qilerë, dhe hypi në shtrat, ku zoja e Xhonsit tashma ish tue kërrhatë.

Me t’u ndalë dritat në dhomëgjumi, nisi nji e livritun e njifarë trazimi në tana ndërtesat e fermës. Ish përhapë fjala se gjat ditës Majori i …

Dembelat e Dyseldorfit

Ç’asht e vërteta, edhe gjermanët e kan përsosë artin e përtacisë! Në nji kangë folklorike allemane, grueja e lut burrin me nxjerrë do ujë prej bunari. Por burri dembel ia “dëshmon” se asht teorikisht e pamundshme.

Shqip titulli “Ein Loch ist im Eimer” kish me i ra “Kusisë iu ka ba nji birë” — ose ma përfjalshëm e ma letrarisht: “Në kovë ka një vrimë.” Dhe qajo fatkeqsi e len Henrikun pa e nxjerrët ujët, meqë pa ujë ai nuk mundet me i krye as do punë të mjeshtrisë që duhen për me mshelë birën.

Përmes kangës, gjermanët i kan …

Qepoji Musë detit

Musë, qepoj’ detit ‘daje m’dysh, me nji t’rame çilma udhën t’dal matanë ‘daje Mustafë detin prej Tivari n’Bari çaje anpëranë

Qepoj’ fort, de t’tremet ujtë peshë – përpjetë le t’shkojën e pritm’ se qanej po vij kerrit n’daç ti grahmi (veç t’e vjedhi plinin) drift dej n’Itali

Musë, qepoj’ detit tekterna m’ranë, ma s’fellti mshoj’ rroke gjanegat, t’heci ‘iher pa zor trusja Musë, rrafshite mos um le kun kodër gropë, kthe’semafor

Qepoj’ fort, de t’tremen tok ujë, lmashk e bërllog po mama msheft kët punë hasmi n’m’u flugtë mas lshoja Muso detin s’dekni t’e përkunë…

Mos ma pi ujtë e Kelmênit

Mos pi tâmël se e kém’ për fmijë. Mos pi shfepc, s’jé jahudí. Mâ vênë t’kuqe si katalikt; mâ vênë t’bardhë si munafikt! Mos pi visk’ si I. Rugova – zjermi t’pret, mos thuej st’kallxova.

Mos pi dhallë se â për pleq, as ashav a ç’pijnë zezeqt. Mos pi shlivkë si Mirko Gashi, mos ngjyej n’cik a n’tlyen dashi. Voj’ i ullinit, nêma e Junanit, zejtini n’shishë, njersë e shejtanit.

M’bozë e m’shprica t’shehërlive, pshtyj ‘stikfár, për yrnek t’rijve. M’sprek mashtrap prej Amerike – turli smujë qi ia shkon side. Smirnof Ajsi, ujë për kurvní ‘shkinav t’Prishtinsë, kudrav n’Sërbi.

M’spi …