Mos zajebnicës

Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë.

Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me sundu e papengueme si të bardhët dikur në Sydafrikë. Kolonistat do të kenë tagër me nxjerrë ligje pa iu përzi kush, pos Sërbisë. Ujdia e Brukselit kurrkund nuk thotë se ata do t’i binden kushtetutës dardane ja se do ta njohin për shtet Dardaninë. Prishtina do t’i mbrojë, do t’u japë pare, dhe do t’ua tumirë çdo tekë të tyne.…

Më fal që më pështyve

«Më fal që më pështyve». Kështu tingëllon kërkimfalja e pasinqertë e atyne që e ftuan Çolliqin në Tiranë.

U mundova ta shpërfill punën e kangëtarit shka, por rraptima e nji jave ma parë vijon të jehojë ende. Pandi Laço, që shoqnoi Zdravko Çolliqin në Shqipni, kish thanë se nuk e ka dijtë se ahengxhiu i huaj e ka përkrahë regjimin anmik të Sërbisë.

Por problemi nuk asht këtu. Se ka shum shqiptarë që s’kanë dijtë për të kaluemen e Çolliqit, ashtu ka të tillë që s’kishin ndie kurrë për te. Çka na shqetson ne shqiptarët e ndërgjegjshëm asht se sa …