«Shka» dhe «shkije» — emër apo fyerje?

Nji shok më pyeti disa muaj më parë, «pse po e përdor fjalën shka» për artistin nga Bosnja Zdravko Çolliq. Përgjigjen time po e ribotoj këtu, ndërkohë që vijojnë diskutimet për dhunën që shteti dhe tifozët sërbë ushtruan mbi shqiptarët gjatë ndeshjes së futbollit Sërbi–Shqipëri.

Ti e din se unë nuk përdori fjalë përkeqmuese (pejorativë) dhe fjala shka në kët postim nuk asht e tillë. Qe arsyet pse e përdori:

Mundohem me shkrue gjuhën që flitet. Shumica e shqiptarëve në Dardani thonë pa marre shka, pos kur shkruajnë në dialektin standard ose folin me gramatikë (dmth., ashtu qysh shkruajnë) para…

Në bisedime pa ndryshue qeverinë

Trysnia ndërkombtare e po aq edhe frymimet e Kosovës për përtanësim me Evropën i kanë ba bisedimet namkeqe me Sërbinë thuejse të pashmangshme. Para se të nisin takimet, Kryeministri Hashim Thaçi kambëngulë edhe me zgjanue përbamjen e koalicionit tue pru ndonjanën prej partive t’opozitës në qeveri. Mirëpo, pse krenët tanë do t’u ulen patjetër më nji tryezë me parinë tekmendje të Beogradit, nuk asht me domosdo që tash na me ndryshue edhe udhëheqjen veç për hir të kuvendimeve të vështira.

Arsyet pse ortaku kryesor në qeveri don me nda pushtetin edhe me nji tjetër parti mund të jenë të gjithllojshme, …

Lajthitja ekonomike e Serbisë

Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të jenë zëvendësuar nga zgjedhje vendore dhe të importuara nga vende të tjera.

Prishtinë — Në përpjekje për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, Beogradi mori një vendim të guximshëm më 2008: shkeli detyrimet ndaj marrëveshjes për tregti të lirë dhe ndaloi të gjitha prodhimet kosovare. Lëvizja, megjithatë, nuk pati ndikim madhor ekonomik për Serbinë, meqë fqinji i saj i ri kishte …