Krehtorja e qenve

Në Prishtinë paska nji «dog grooming salon». Sikur kjo dugajë të kish punu para lufte, do të kish qenë «салон за дотеривање пса».

Natyrisht, veç shqip nuk ka mbëhi me ia shkru titullin dugajës, sepse qentë e vendit sillen llaskuca nëpër Prishtinë, s’dijnë çka asht me u krehë, e as s’i kan kushtet me shku në krehtore. Ata që i kan — shtresa jonë e sapopasunueme, përfshi edhe shum shokë të mij të dashtun dhe lloj-lloj racash të qenve që i kan pru prej së jashti — dijnë anglisht.

Por tash asht e udhës me u thanë këtyne dostave: Mos …

Nën këmbët e gruas

E dini si është puna? Ka kohë që doja të shkruaja këta rreshta që do lexoni tani.

Pata lexuar se tragjeditë e vërteta familjare vijnë nga jeta e pajetuar e prindërve. Nuk mund ta shuja këtë zë që e kisha kërkuar për vite, për këto dy dekada e gjysëm që po mbush. E gjeta thashë me vete, dhe po, u dënova që përjetë të vuaja dhe të jetoja me atë që do të mund të ishte, por që s’do të ishte kurrë, dhe sot e përjetë një falje do ia kërkoja personit që më bëri atë që jam sot, një …

Për përgjegjësinë e prindërve tanë

Pse more e kemi kaq zor të flasim për përgjegjësinë e prindërve tanë gjatë epokës totalitare?! A vërtet jemi aq bebe në tru, sa t’i shohim ende, edhe në moshë të shtyrë, prindërit tanë si totemë të pagabueshëm, a? Rritu more, të marrtë e mira të marrtë. Sa vjeç je? Rritu, e gjyko moralisht në mënyrë të pjekur!

Bibliotekat gjermane janë plot literaturë nga lëmi Vergangenheitsbewältigung, “ballafaqim me të kaluarën”, ku fëmijë të ish eprorëve e zyrtarëve lokalë nazistë intervistojnë prindërit e vet, shoshisin përgjegjësinë morale të tyre, analizojnë premisat etike të epokës. E bëjnë me respekt ndaj kushteve të …

Heteronorma e patriarkatit

Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.

Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që sfidojnë patriarkatin heteronormativ, zgjedhjet u stigmatizohen përmes mekanizmave klasikë, shpërfilljes, izolimit, përqeshjes. Nëse pozicionohesh hapur kundër patriarkatit, ta zëmë nëse sfidon hierarkinë burrnore në heteronormë, a nëse del hapur si lgbt apo feministe, ky proces mund të shkallëzojë edhe me kërcënime, e dhunë fizike. Ky është shkaku pse çdo vit numërojmë rregullisht me dhjetëra të vdekur nga dhuna patriarkale. Nuk …

Shtatzanë në klasë të tetë

Për pesë ditë shetitje, shtatë nxanëse mbeten shtatzanë. Jan ende në të tetën klasë.

Ky lajm erdh nga Sërpska e Bosnjës, por punët s’jan qaq ma mirë as në trojet shqiptare. Shoqnitë tona në t’ashtuquejtunin Ballkan Perëndimor nuk po tregojnë qoftë ma të voglin kujdes ndaj fëmijëve e të rijve.

Simbas studimeve, fëmijët që edukohen me kohë për jetën familjare dhe shëndetin i nisin përgjithsisht ma vonë marrëdhaniet seksore. Moshatarët e tyne që nuk marrin mësime rreth kësaj pune e provojnë seksin ma heret. Këta gjithashtu jan shumfish ma të rrezikuem prej shtatzanisë së hershme, sëmundjeve gjenitore, si dhe vështirësive …

Këto bindje i kam për hir timin

«Shqiptar, sa mirë që po i mbështet gratë», lexoj. «Shqiptar, sa debulesë i ke femrat.» Hrm. Jam mirënjohës për këto bindje të mira rreth meje, por ndihem pak i keqkuptuar, ta them të drejtën. Ndoshta nuk kam qenë sa duhet i qartë. Që thua ti, bindjet e mia unë s’i kam për hir të dikujt tjetër.

Unë këto bindje i kam, për hir timin personal. Si njeri, si burrë, si prind, unë po përpiqem të distancohem nga një fenomen, të cilin pasardhësit tanë do ta quajnë barbar, ashtu siç e quajmë ne ndasinë tonë fisnore të para dy shekujve. Dhe …

Vdiqën për shkak të hajnisë

Si shoqni kemi tregue bashkëndjesinë tonë saherë që dikush prej nesh ka ba thirrje për ndihmë. Rast i tillë qe përpjekja me iu dalë krah pesë fëmijëve që mbetën rishtazi jetimë. Por detyrimi ynë nuk përfundon me aq. Ia vlen me pyetë: ç’po bajmë ne përtej thirrjeve të rastit? Ata fëmijë sigurisht që kanë mbëhi jo vetëm për ushqim, veshmbathje e pare. Kanë nevojë për përkrahje morale, për me u shkollue dhe me u përgaditë për t’ardhmen. Dhe për t’ua ba këte të mundshme na duhet me e shestue (planifikue) ndihmën tonë me kohë dhe jo vetëm sod për nesër …