Gëzuar Ditën e Mësuesit!

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë (Nëntor Oseku, licencë CC BY-SA 4.0, https://bit.ly/30mBBKw)

Më 7 mars 1887, atdhetarët shqiptarë hapën Mësonjëtoren e Korçës – të parën shkollë shekullare e të pasegreguar në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, shtetin që asokohe shtrihej në tri kontinente. 35 nxënës të feve dhe shtresave të ndryshme shoqërore …

100-vjetori i Luftës së Vlorës

Flamurët kuqezi stolisin Vlorën sot. Më 3 shtator 1920, luftëtarët shqiptarë hynë ngadhënjimtarë në qytetin e pavarësisë, pas luftës disamujore kundër forcave italiane. Kështu u dhanë fund përpjekjeve të fuqive evropiane për ta kolonizu e për ta ricopëtu Shqipërinë.

Në …

1943: Konferenca e Mukjes

Prof. dr. Isuf Luzaj (1913–2000), intelektuali shqiptar që mori pjesë në konferencë, kujtonte përpjekjet e atdhetarëve për të bashkuar forcat kundër fashizmit dhe për bashkimin kombëtar. Aktivisti Redon Veliu ka postuar këtë tekst të prof. Luzajt:

Konferenca e Mukjes, më

1949: Greqia sulmon Shqipërinë

Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke.

Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë …

Esad Pasha, figurë terri

Esad Pasha ua dorëzon Shkodrën malazezëve (1913)

Esad Pasha s’ka luftu kurrë për Shqipninë. Ka punu kundër saj.

Më 1912, braktisi lëvizjen kombëtare. Si figurë me ndikim, mori pjesën në mbledhjen e Taksimit në Stamboll, ku krenët e kombit u pajtunë me ngritë krye për vetëqeverisjen e …

Dojmë Evropë, jo Ballkan

1.

Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetë­përjashtohet, ndër­sa ai po negocion njëfarë mi­ni­­­shen­geni me udhë­heqësit e Ser­bisë e Ma­qe­­do­nisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shte­teve të të ashtu­quajturit Ball­kan Perën­dimor.

Por ka …

Drejt Evropës

Ilir Seci në punë, në hekurudhën britanike (fundvitet 90)

Tanë brezi jem e mbajnë mend sa e patëm andërrue udhëtimin e parë për në Evropën Perëndimore, nji andërr jona e hershme dhe përvëluese — nji andërr e shumicës së rinisë shqiptare të atyne viteve të diktaturës, që mbas nji …

Marrí fundjave: prokurorët, kufijtë, futbollistat

Këshilli Prourorial?

1.

Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kum­tesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqë­sorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qe­verinë …

Orari i kombëtareve tona

Para ndeshjes miqësore Kosovë–Danimarkë, në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës (2019)

Këtë javë fillunë cilësimet për kampionatin evropian në futboll UEFA Euro 2020, që do të mbahet anekand kontinentit. Shqiptarët, të ndarë në disa shtete, kanë dy ekipe kombëtare: Dardania apo Kosova lun në grupin A, kurse Shqipëria lun në H. …

Si më përjashtuan nga Partia

Përurimi i hekurudhës Tiranë–Durrës

Kaluan vite prej se kish rënë komunizmi. Të rinjtë që kishin ikur nga Shqipëria tashmë kishin rregulluar letrat. Dhe ca kishin kursyer aq para dhe kishin mbledhur aq mall sa të ktheheshin në shtëpitë e tyre, të paktën për të …

Futbolli i kombëtareve

Kosova-UEFA (Blerim Uka, 2012)

Çka asht puna e Ligës së Kombeve? Po e shoh që edhe shum ithtarë të futbollit s’po e marrin vesh. Qe. Ekipet kom­bë­tare ose për­faqë­suese evropiane lujnë ndeshje për këto gara:

(1) Kupa e Botës
(2) Kampionati Evropian
(3) …

Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit

«Jemi tue folë për dy En­ver Ho­xha. […] Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës», shkrun Agim Mo­rina, në për­pjek­je me shpje­gu adhu­ri­min e di­kur­shëm të ko­so­va­rë­ve për dik­ta­to­rin shqiptar.

Dallimi mes …

Gëzuar!

Gëzuar! Kombëtarja bëri histori duke u cilësu për herë të parë për një garë madhore ndërkombëtare. Tani presim shortin me pa se kush do jenë kundërshtarët. Kopjoje dhe shpërndaje lirisht këtë figurë.…

Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para …

Vllahisht, jo sërbisht

«Televizioni lokal shqiptar jep lajmet në gjuhën serbe», thotë nji mjet njoftimi nga Prishtina.

Çifti i atij që e ka shkru kët lajm më shtin me mendu nganjiherë se nandë dekada nën Sërbi nuk kan qenë të mjaftueshme. Të më …

Leku i vjetër, dinari jugosllav

Lekë të reja apo lekë të vjetra? Ligji duhet t’i detyrojë shqiptarët që të mos masin më me monedhën e ndryshkur.

Kanë kalu mbi 50 vjet prej se Shqipëria preu paren e re, që kishte një zero më pak, dhe …

Letër e Edith Durhamit

Letër e Edith Durhamit dërgu Oakley Hillit me 22 gusht 1932[?]. Shfaqet për herë të parë. (Me lejen e z. Bejto Destani, Qendra për Studime Shqiptare, Londër.)

Kliko mbi pamje për me i pa në madhësi të plotë:

durham-hillit-1 durham-hillit-2

Hisja e Shqipnisë: 7,33%

Rastësisht e gjeta në Wikipedi kët vërtetim të vitit 1933 mbi nji huá që Perandoria Osmane e kish marrë nji çerekshekulli ma parë. Dokumenti radhit detyrimet e shteteve “trashigimtare,” përveç Turqisë. Ndër ato vende ishte edhe Shqipnia, e cila paguante …

Kush ia kurdisi vëllait të kryeministrit?

Shkrun: Petar Lukovići

Aleksandar Vučići, kryeministri serb, dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipnisë, do të duhej, si kolegë, të takohen më 22 tetor në Beograd; të dy kanë vëllazën, njëni me emnin Andrej, tjetri Olsi. Andreji tri javë ma parë …

Pakti i Miqsisë Italo-Shqiptare (1926)

Italia dhe Shqipnia, në mënyrë që t’i trashin marrëdhaniet e tyne të ndërsjella të miqsisë dhe sigurisë lidhun me vendndodhjen gjeografike dhe t’i ndihmojnë forcimin të paqes, të shtymë nga dëshira me e ruejtë gjendjen e tanishme politike, ligjore dhe …

Më fal që më pështyve

«Më fal që më pështyve». Kështu tingëllon kërkimfalja e pasinqertë e atyne që e ftuan Çolliqin në Tiranë.

U mundova ta shpërfill punën e kangëtarit sllav, por rraptima e nji jave ma parë vijon të jehojë ende. Pandi Laço, që …

Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë

Më 7 mars 1914, nji fisnik gjerman mbërrijti në Durrës për ta marrë fronin shqiptar. Por sundimi i Mbretit Vid qe ditëshkurtë. Kundër tij u ngritën n’emën të fesë anmiqtë e Shqipnisë.

Dallas, Teksas — Shum bujarë në Perëndim zunë …