Gëzuar!

Gëzuar! Kombëtarja bëri histori duke u cilësu për herë të parë për një garë madhore ndërkombëtare. Tani presim shortin me pa se kush do jenë kundërshtarët. Kopjoje dhe shpërndaje lirisht këtë figurë.…

Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para njiqind vjetësh, qysh para pavarsisë, apo nga prindë t’ardhun në kohë të Zogut, shqiptarë t’arratisun mbas vendosjes së komunizmit, si dhe shqiptarë t’ardhun mbas viteve nandëdhetë.

Në nji nga këto mbramje nji miku jem qilloi me kenë i njoftun i përbashkët me nji zotni nga Luma. Qebesa, edhe para se me u takue me atë burrë, më kishte ba përshtypje …

Vllahisht, jo sërbisht

«Televizioni lokal shqiptar jep lajmet në gjuhën serbe», thotë nji mjet njoftimi nga Prishtina.

Çifti i atij që e ka shkru kët lajm më shtin me mendu nganjiherë se nandë dekada nën Sërbi nuk kan qenë të mjaftueshme. Të më ndjejnë dëshmorët e dashamirët, por ndoshta Sërbia duhet me u kthy prap për të na mësu me e dallu të paktën gjuhën e gati 20 milion fqijve sërbë, kroatë, e boshnjakë.

Nji tëvë vendore në rrethin e Fierit paska nisë me dhanë lajme në gjuhën e vllehëve, të njohun edhe si xinxarë ose arumunë. Por përdalit tonë të lajmeve po …

Leku i vjetër, dinari jugosllav

Lekë të reja apo lekë të vjetra? Ligji duhet t’i detyrojë shqiptarët që të mos masin më me monedhën e ndryshkur.

Kanë kalu mbi 50 vjet prej se Shqipëria preu paren e re, që kishte një zero më pak, dhe kështu bënte 10 herë më shum se e mëparshmja. Kurse politikanët tanë – ndonëse kurrë në jetë nuk kanë pagu me lek të vjetër – i thonë shumat në valutën që nuk vlen që prej gjysmë shekulli.

Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, njoftoi këtë javë se mjekët që punojnë larg shpisë do marrin «100 mijë lekë shtesë çdo muaj».

Por …

Letër e Edith Durhamit

Letër e Edith Durhamit dërgu Oakley Hillit me 22 gusht 1932[?]. Shfaqet për herë të parë. (Me lejen e z. Bejto Destani, Qendra për Studime Shqiptare, Londër.)

Kliko mbi pamje për me i pa në madhësi të plotë:

Hisja e Shqipnisë: 7,33%

Rastësisht e gjeta në Wikipedi kët vërtetim të vitit 1933 mbi nji huá që Perandoria Osmane e kish marrë nji çerekshekulli ma parë. Dokumenti radhit detyrimet e shteteve “trashigimtare,” përveç Turqisë. Ndër ato vende ishte edhe Shqipnia, e cila paguante pjesën që ia kish caktue nji komsion ndërkombtar.

Kliko për me pa dokumentin në cilsi të naltë…

Shkarkimi i Plasarit, lajm i keq për Shqipërinë

Në vitin 1925, Prof. Aleksandër Xhuvani botoi «Njohuritë e para të sintaksës shqipe», një kontribut i madh për gjuhësinë.

Për ta vlerësuar këtë studim nismëtar, i pari i kësaj natyre mbi gjuhën shqipe, kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogu, shpalli festë zyrtare, duke dhënë edhe një pritje me protokoll zyrtar. Prof. Xhuvanit iu dha një shpërblim financiar, me të cilin ai ndërtoi dy shtëpi – një në Tiranë dhe një në Elbasan! (Njërën nga ato shtëpi e kanë blerë mbas vitit 1991 Motrat e Urdhrit “Nënë Tereza.”)

M’u kujtua ky detaj historik, teksa po lexoja një lajm …