Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën krye kundër vendimit të Sulltan Mahmudit II për demobilizimin e jeniçerëve për me i zavendësu këta me një ushtri moderne.

Sulltani e bani këtë për shumë arsye. Jeniçerët kishin zanë pozita shumë të randësishme dhe kishin marrë në dorë fuqi të madhe. Aq të madhe sa përcaktonin edhe kush mun bahej sulltan e kush jo, kush e përbante qeverinë e …

Porosi e shovinistit turk për shqiptarët në Turqi

Hapni veshët shqipe. Ndëgjoni mirë se çfarë thotë një Vojislav Šešelji i Turqisë — poeti i njohun İsmet Özeli, shovinist turk që vjen nga provinienca e mendimit islamik në Turqi.

Shih çfarë thotë në deklaratën e tij [0:08 – 0:50]:

Sido që të jetë, sot duhemi me e dijtë se ku jetojmë dhe kush jemi. Nëse ne nuk jemi turq, nëse thomi se “unë turk nuk jam por edhe unë kam të drejta në këto troje”, domethanë kështu i kemi vu nënshkrim gjithë sistemit të planeve botnore për fshimjen e Turqisë nga harta.

“Unë turk nuk jam”, fjala vjen — …

Shqipja, Shkup, e shpëton shtetin

Përleshjet e armatosura në Kumanovë na i japin do mësime të vyeshme për Maqedoninë. Qe të përmbledhura në tri pika:

1. Maqedonia ka të pazgjidhur çështjen shqiptare

Atje u vranë njerëz në emër të çështjes shqiptare. S’domethënë tash se grupi militant që po i thotë vetes UÇK ka gjetë mënyrën e duhur me u shërby shqiptarëve. Por Maqedonia ka një problem që duhet zgjidhë para se dikush tjetër ta përdorë atë për qëllimet e veta.

Për dekada, qeveria në Shkup trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë, pa iu dhënë mundësi me e qujtë Maqedoninë shtet të tyre. Kjo …