Urrejtja e Ardianit për Dardaninë

Jo rrallë, bëllogxhiu ngucakeq shpreh dashamirësi për fashistët sërbë dhe – ndërsa përvetëson edhe rrenat e propagandës së tyne – bahet nji nga ta.

Prind’ të dashtun – kam nji lutje për ju: Këshilloni fëmijët tuaj që të mos i lexojnë shkrimet e njifarë Ardian Vehbiut. N’i këndofshin, le t’i marrin për shembull të mendimeve që nji qytetar i njimendtë nuk mund t’i pranojë.

I ramë prej Tirane në New York, Vehbiu punon si dragoman dhe mban nji blog për gjuhë e shoqni me nofkën Xha Xhai. Përderisa vendet shqiptare dhe Shtetet e Bashkueme janë tejet të hirshme sa ta …

Gëzuar 28 Nândori

Plisi.org ju uron Gëzuar 28 Nândori, kremta e shumfishtë e kombit tonë — Dita e Flamurit, Dita e Pamvarësisë së Shqipëṇisë, Dita e Çlirimit të Republikës së Shqipëṇisë, Ditëlindja e heroit Adem Jashari dhe Përvjetori i shfaqjes botore t’Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Dita e Flamurit — Më 28 nândor 1443, Gjergj Kastrioti u kthye në vêndlindje mbas vitesh që kaloi në radhët e osmanëve. Në kështjellën e Krujës shpalli mëvetësinë e Arbëṇit dhe ngriti flamurin tonë të kuq me shkabën e zezë dykrenore. Kët simbol, familja e Kastriotëve e kishte përvetsue nga vetë stema e Bizantit ose Perandorisë Romake, siç …

Përtej Dovletit Osman

Ka shum kallzime nga historia e Turqisë që shqiptarëve do t’u pëlqenin ma shum sesa lavdet për Muratët e Mehmetët. Shteti i karamanëve në brigjet e Mesdheut, ushtarët turq që zunë rob sulltanin, apo fshatarët anadollakë që çuan krye për tokën e bukës janë pjesë e ndritun e historisë turke që duam ta ndigjojmë. Shto këtu dhe tregimin për reformatorin turk që kërkoi shkolla për shqiptarët, ndonëse s’e bindi dot padishahun. Për t’i shënue drejt këto ngjarje fisnike, na duhet me ia njehë të metat halifit dhe shtetit që ai e sundoi.

Dallas, Texas — Nuk dij të ketë ndonji …

Tregimi për padishahun

Dallas, Texas—Tash e sa vjet në nji tyrbe historike n’afërsi të Prishtinës, mbahet nji përkujtim i përvitshëm për nji nga sulltanët osmanë.  Murati I sundoi perandorinë për gati katër dekada para se t’i printe ushtrisë së tij në Betejën e Kosovës më 1389.  Megjithëse osmanët korrën fitore, nji ushtar vendas ia doli ta vriste sulltanin fare pranë tyrbes, që më pas u ngrit në nderim të monarkut.

Ceremonia e vrikshme, megjithate, nuk asht vetëm përkujtim i së kaluemes.  Se kush e organizoi, kush qe i pranishëm, kush foli e çka tha për sulltanin lëshon gjamë politike dhe asht çashtje e …

Malli për mëmëdhetarët

Për të ma uruar Vitin e Ri, disa miq më dërguan një nyje për YouTube të këngës “Malli për mëmëdhenë”. Sipas traditës së përvitshme, televizioni Top Channel kishte përshtatur një këngë të moçme, kësaj radhe të Vaçe Zelës, si urim për festën dhe publicitet për vetë kompaninë. Videos nuk mund t’i mohoje vlerat e shumëfishta artistike që është e pritshme t’i realizojë Top Channeli, por nuk mund ta shfajësoje nga fyerja që i bën shqiptarëve, duke shpërfillur historinë dhe mëmëdheun dhe duke lartësuar mbi të gjitha punën e kompanisë. Në urimin për ndërrimin e moteve, Top Channeli përkufizon mëmëdheun si …