S’un e kqyra ma shum

Sa fillova me kqyrë filmin Luftëtari i Math i Shqipërisë: Skënderbeu, të rimjeshtruem dhe ridubluem shqip. Pata ndigjue që jan tue punue në te. Dhe e pritsha m’e pa! Por s’mujta me e durue për ma shum se nji çerek ore.

Tue lanë anash përmirësimet teknike e ansore, sipërzanimi – përkthimi shqip me zâ – nuk po i vijke as te thembra filmit të vjetër.

Rishkrimi i tekstit fyente shqiptarët. Zaktorët e rij askund ngat brezit të moçëm. Kqyra 15 minuta film të lodhët. Fjalët trambë e të shqiptueme gabim ma prishën veshin si kanga e nji gjysëkangatari që shtingullon.…