Nji trohë shqip nga Qemanxhiu mbi çati

Fiddler on the Roof — Qemanxhiu mbi çati ose Violinisti mbi kulm — asht nji nga mjuziklet ma të famshme të teatrit amerikan Broadway. Nji dramë e hatashme që gërsheton humorin, kulturën, dhe historitë e dhimbshme njerëzore, Qemanxhiu përshkrun përpjekjet e jahudijve në fshatnat e Rusisë cariste me i rujtë traditat e veta, tue e përqafu njikohsisht jetën moderne dhe tue i ba ballë përndjekjes.

Mjuziklin Fidder on the Roof e kanë lujtë në skenë për herë të parë më 1964, kurse më 1971 e kanë ba dhe film — dhe kryesisht e kanë xhiru në Kroaci. Dramën e ka …