Dita V

Nuk âsht njëlloj si me e dashtë gruan dhe si me i lypë gruṇë. As me i qitë çaj dhe me e bâ të qajë nuk janë njësoj. Parja në xhep e ujët në gjep nuk janë njësoj. Shtritë mbi bár dhe mbetë me barrë nuk janë njësoj. Mâ dhe më, as nânë dhe nën, ja vêṇë dhe verë nuk janë njâ. E as dij dhe dy nuk janë i njêjti sênd.

Nëse nuk din me i dallue këto, fatkeqsisht ende s’e ke mësue gjuhën shqipe; e ke nxânë veç të folmen e katundit tând ose të fshatit t’atij që …

A ia vlen burgu për kët punë?

Do pjestarë të shoqnisë qytetnore paskan kërkue denime me burg për ata që lypin “favore seksuale” në punsim. Skajza që e kan përdorë asht fort e pavend, tue qenë se fjala “favor” domethanë diçka e mirë. Këta kan mendue si duket për ngacmimin seksor, që jo vetëm tingëllon ma rand por edhe asht.

Ngacmimi vjen nji shkallë nën sulmin seksor, që përfshin çnjerzimin. Por ngacmuesi nuk turpnohet ma pak se përdhunuesi në sytë e shoqnisë.

Shoqnia jonë duhet me i kushtue vemendje kësaj dukunie dhe me luftue mirë. Barazia gjinore te na po vazhdon me qenë vetëm sapërsyefaqe. Jam gjithashtu …

Këto bindje i kam për hir timin

«Shqiptar, sa mirë që po i mbështet gratë», lexoj. «Shqiptar, sa debulesë i ke femrat.» Hrm. Jam mirënjohës për këto bindje të mira rreth meje, por ndihem pak i keqkuptuar, ta them të drejtën. Ndoshta nuk kam qenë sa duhet i qartë. Që thua ti, bindjet e mia unë s’i kam për hir të dikujt tjetër.

Unë këto bindje i kam, për hir timin personal. Si njeri, si burrë, si prind, unë po përpiqem të distancohem nga një fenomen, të cilin pasardhësit tanë do ta quajnë barbar, ashtu siç e quajmë ne ndasinë tonë fisnore të para dy shekujve. Dhe …

Kanceri i bukurisë

S’më pëlqejnë këto fushatat kundër kancerit të gjirit që e bëjnë gjithnjë ndërlidhjen obligative me “bukurinë”. Sikur i qasen pak si tepër objektifikimit të gruas. Thuase njeriu u dashka të shpëtohet shkaku i “bukurisë”.

E individët që s’i hasin modelet e pranuara shoqërisht të “bukurisë”, të vdesin? E di, natyrisht, që ky nuk është qëllimi. Por ky është implikimi moral, dhe personat pas tyre duhet të rriten e ta kuptojnë këtë gjë.

Ka qasje tjera më konstruktive për të ngritur dijet rreth kancerit të gjirit. Ta zëmë, emocioni i mungesës te familjarët e të vdekurve, lufta e paepur e të …

Bukuria e vajzës në folklorin shqiptar

«Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky?», pyeste At Gjergj Fishta, ndërsa shkruante për madhështinë e folklorit shqiptar.

E un Tanushen vetë e ko’ pa, Kúr kem pasë besë me krajlí: Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell? Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja; Shteku i ballit, si shteku i malit, Kúr merr hana me prendue; Syni i sajë, si kokërra e qershís; E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës; Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë: Hunda ndrejt, si …