Humor me Ballkanin: Macedonia vs. Albania

Një mik ma dërgoi një skeç për Ballkanin. Një maqedon në njërën anë të rrugës dhe një shqiptar matajnë kanë secili restorante me kuzhinën e vendit të vet. Dallimet nuk janë dhe aq të mëdha. Por mosdurimi ndaj njëri-tjetrit bën që dy konkurrentët ballkanas të mos pranojnë kurrfarë ngjashmërie në ushqimet që gatuajnë.

Videoja e postuar në YouTube është shkëputë nga shou amerikan Key & Peele. Flamuri shqiptar shfaqet me yllin e komunizmit, ani pse skeçi vërehet se është realizu së voni. Kurse mospërkimet tjera faktike po ua lë t’i shihni vetë. Mos t’ia humbim vlerën humorit.…