«Qeni» i Rrahman Dedajt

I njohur pos tjerash për simbolikën e bimëve dhe shtazëve, Rrahman Dedaj (1939–2005) është një ndër pishtarët e vjershërimit modern dhe mjeshtrit e prozës në Dardani. I lindur në trevën e Llapit, Dedaj studioi gjuhën shqipe e letërsinë në Prishtinë, ku më pas shërbeu si drejtor i ndërmarrjes botuese Rilindja.

Krijuesi ynë kishte dashuri të veçantë për fëmijët, të cilëve u kushtoi shum nga veprat e tij. Vetë e pata taku kur isha fëmijë më 1997. Kurse “Qenin” e tij e gjeta vjet në murin e një godine në Oxford të Anglisë. Në atë vend, autori gjeti strehim kur plasi …

Burrat rrinë nën hije

Autorin e këtyre vargjeve e quanin në të vërtetë Andon Çako. Se si Çakoja u bë Zako nuk e dimë me saktësi, por fajin mund ta ketë ndonjë alfabet i kohës. Si shumica e rilindasve shqiptarë, edhe Çajupi kaloi pjesën më të madhe të jetës në mërgim, prej nga i fali letërsisë shqipe shum prej vargjeve më të famshme të saj.

U le në Sheper të Zagorisë, një krahinë malore mes Gjirokastrës e Përmetit në jug të Shqipërisë. Pasi mori mësimet fillore në një shkollë greke në Zagori, i vajti pas t’et, që merrej nga Egjipti bënte me tregti me …

«Si e krijoi Zojsi Dardaninë»

Abdullah Konushevci ishte poet dhe gjuhtar. I lindur më 1958 në Prishtinë, studioi letërsinë në vendlindje dhe Zagreb. Punoi si gazetar për dy rreth dy dekada, fillimisht tu shkru për revistën “Bota e Re” dhe pastaj për të përditshmen Rilindja. Mbasi u mbyll gazeta, Konushevci mbeti i papunë, ndërsa iu përkushtua vjershës dhe qëmtimit të prejardhjes së emrave, sidomos të atyre të vendbanimeve në trojet tona.

Z. Konushevci botoi dhjeta përmbledhje me poezi që janë përkthy në shum gjuhë botërore si dhe artikuj e studime akademike. Vdiq më 2013 në Prishtinë pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej …

Erotika shqiptare para një shekulli

Qe shqip folklori erotik i fillimshekullit XX:

Kângë popullore.

E bukur qi nnritë si dielli Kahë po shkon moj malit fiëlli, Tuëj gzuë kodren, tuë gzuë shtegun Ç’ po kërkon maletë vetun, Kqyr si giaen t’ dashunin fjetun, Xiria gjumin boni qeftin Bania qeftin lagia gojën Me sheqer me ça t’ qilloj[ën], Mos t’ qilloftë sheqer as dardhë, Lagia gojen me ujë t’ bardhë, Haid dashtun, dashtun kopili M’ shokë e poshtë po m’ lot fiçili, M’ shokë e poshtë mos mâ ço doren Se m’ i’ a çarti burrit kunoren, Gjit mae nalt se po gaen mollen Lum i …