Balotazhi në Gjakovë

Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me urtësisht mes dy garuesve kryesorë.

Në Gjakovë, alternativat janë dy. Në njërën anë, bashkiaku aktual, ulur në prehër të Ramush Haradinajt aka Rambo, nën të cilin ka lulëzuar haraçi kriminel, është shkatërruar Çarshia e Madhe, e janë punësuar miq të pashkollë të burrave me armë, ndërsa është zhdukur tërë tirazhi i një gazete kur ajo botoi një artikull antimafie. Fushata …

Për emnat e rrugëve në kryeqytet

Dallas, Texas — Komuna e Prishtinës nuk ia ka dalë me i nderue për së mbari shum figura kombtare, tue mos gjetë rrugë apo godina të denja për t’ua kujtue emnat.

Afër rrugës Agim Ramadani, mbrapa ndërtesave të portokallta, ndodhet nji sokak i quejtun Anton Çetta. Po t’isha unë vendimarrësi, kisha me ia ndërrue emnin Çagllavicës ose Veternikut dhe me e pagzue për nder të pajtuesit të gjaqeve. Anton Çetta ishte burrë i urtë që meriton përkuljen tonë. Veç tij, dheut tonë i shërbyen shum burra e gra por dhe djem e vajza që ua kemi borxh t’i nderojmë.

Më …

Votimi elektronik dhe zgjedhjet presidenciale

Nëse arrin të zbatojë votimin dhe numërimin elektronik, Kosova do ta kishte më të lehtë organizimin e zgjedhjeve presidenciale sipas një sistemi preferencial, ku zgjedhësit radhisin kandidatët e tyre të parapëlqyer në vend se të përcaktohen për një të vetëm. Kësisoj, përveçse mundësohet zgjedhja e një presidenti me përkrahjen e shumicës së votuesve, praktikisht shmanget edhe nevoja për raund të dytë balotazhi bashkë me të metat e këtij sistemi dyfazësh.

Washington, D.C. — Në një tryezë të rrumbullakët kohëve të fundit, Prof. Arsim Bajrami foli për një çështje të rëndësishme të reformës zgjedhore në Kosovë. Duke fituar përkrahjen edhe të …

President pa hile

Prishtinë — Tekqë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës po i bëjnë “tekrar” nëpër disa komuna, asnjë palë nuk ka marrë guximin të ujdiset me Partinë Demokratike për të lidhur koalicion dhe se kujt çka do t’i takojë s’dihet ende. Por ngaqë PDK-ja si partia më e madhe ngulmon të mbajë për vete postin e kryeministrit, është fort e pritshme që hisedari i vogël i koalicionit të kërkojë presidencën. Një ndarje e tillë e zyrave, megjithatë, nuk ofron siguri se koalicioni i ri qeveritar do të jetë i qëndrueshëm. Sepse për të mbajtur postin e kryeministrit, partneri i madh po i …

Ndryshimi i sistemit zgjedhor për demokraci të njëmendtë

Është e pamundshme që për disa parti në Kosovë të shënosh qoftë edhe përafërsisht vendin që zënë në spektrin politik ose të përshkruash prirjet e tyre ideologjike. Por ajo që mund të bëhet për këto parti është hijezimi i rajoneve në hartën e Kosovës, në të cilat ato ushtrojnë ndikim pothuajse të pakontestueshëm. Shumë prej partive kryesore gëzojnë pozitat e tyre në skenën politike në sajë të mbështetjes që kanë në një krahinë të vendit dhe për hir të angazhimit për interesat e atij rajoni.

Washington, D.C. — Në një kohë kur këto parti flasin për integrimin e vendit në …

Zgjidhje e krizës kushtetuese, zgjedhja e presidentit nga populli

Washington, D.C. — Ndërkohë që udhëheqja e Kosovës këmbëngul në zgjidhje kushtuese të krizës së tanishme politike, duhet marrë parasysh vetë praktikat jashtë-kushtetuese që në të vërtetë na kanë sjellë në këtë çast vendimtar. Ndërsa Kushtetuta përcakton zgjedhjet parlamentare dhe nënkupton koalicionin qeverisës në rast se asnjë parti nuk fiton shumicën në Kuvend, ligji më i lartë i vendit nuk cek mënyrën se si duhet të formohet koalicioni, duke ua lënë partive politike që të ujdisen mes vete dhe të marrin vendim. Mirëpo marrëveshjet mes partive, ndonëse në dukje janë të një vije me Kushtetutën, shpesh ndjekin interesat e ngushta …

Sistemi qeverisës: Parlamentarizmi, provë që nuk na duhet

Prishtinë — Sot partitë politike të Kosovës, në prag të hartimit të kushtetutës së re për shtetin e pavarur, nuk ngurrojnë të flasin në favor të një sistemi të qeverisjes, ndonëse preferencat e tyre u përshtaten më shumë ngritjes së mundësive për partinë përkatëse e jo ngritjes së mundësisë për qeverisje më efikase në Kosovë. Prej sistemeve që janë përmendur janë ai parlamentar, i zbatuar për momentin, dhe ai gjysmë-presidencial, i dikurshmi i Republikës së Kosovës, dhe i djeshmi e i sotmi i Republikës Franceze, Rumanisë e disa shteteve tjera.

Të gjykojmë drejt! Kosova provoi të dy sistemet e propozuara. …