(Marrë nga gazeta Përlindja e Shqipëniës, 1913)
Kur konferenca e Llondrës dënojti, pa mbajtur hesap, pjesën mê të madhe të Shqipërisë, që të rronjë nënë sundim të Sërbisë, vepërojti një krimë të madhe për këtë padrejtësi. Austria e Italia me arësye mpronte të drejtat e këtij kombi trim, se e dinte fort mirë që qetësia kurrë nuku munte të mbretëronjë pa dhënë lirinë si cilit do që të ronjë më vehte. Aqe mê shumë ishte tundur nga të shkuarat që Shqipëtarët e veriut nuku ju përunjnë Turqisë praj 500 vjet, më të cilën kishin dhe një lidhje historike dhe një lidhje historikë dhe fetare, e jo t’i përunjeshin jataganit Sërb! Cili miku sjell nër mënt luftërat e katër vitevet të fundit me Turqinë kur Turgut Pasha dhe Xhavit Pasha, mi krye të një ushtërie të madhe, i vunë zjarë Kosovës dhe ti derth gjaku si kënëtë nga luanët e Shqipërisë për të drejtat kombëtare? Evropa gjithë çuditeshe për trimërin’ e tyre dhe Turqia mê në funt, e mundurë, kërkojti paqen duke hyrë në marëveshje, në Yshkyp, me krërët shqipëtarë.
Të kishte pritur Turqia këshillat miqësore dhe të arësyeshme të Austrisë, duke dhënë vehtëqeverimin Shqipërisë, pa dyshim që lufta ballkanike do të mos ish hapur edhe Turqia nuku do të ish çkëputur nga Evropa. Mjerisht Turqia nuku i dëgjojti këto këshilla dhe q’aty lindi marëveshja të shtetevet e Ballkanit, të cilët duke marë kurajo nga Shqipëtarët hapnë luftën me Turqinë. Prandaj dhe të mundurit e Turqisë i detyrohet kombit Shqipëtar i cili e mbajti katër vjet në këmbë luftën. Kur krisi lufta Shqipëtarët kishin armiqësi kundra Turqisë, dhe duke patur, më tjatër anë, besim në çpalljet të Ballkanëvet që do e lëftonjnë për të shpëtuar kombet nga zgjedhja e Turqisë u qëndruan asjatërë dhe s’muar piesë në luftë. Sërbët si dhe Grekët duke mos gjetur as më të vogëlin kundrështim rynë duke kënduar në Shqipëri, ku priteshin me krahë hapët nga Shqipëtarët si shpëtimtarë. Po politika qënka me dy faqe dhe me të ryrë në Shqipëri zunë të shtrojnë gunën e t’e nëmërojnë për vëndin e tyre Shqipërinë e të zënë ndjekjet, vrasjet, burgimet, djegjet e gjithë të këqijat kundra Shqipëtarëvet.
Për Sërbinë, Greqinë tlhe Mal’ i Zi Shqipëria ish e vdekurë të cilën fshehtazi nga Bullgaria, e kishin ndarë midis tyre kur dy nga Fuqit’e mëdha, Austria me Italinë, propozojnë në Konferencë të Londrës të formuarit të një Shteti shqipëtar. Ky propozim u pranua në Konferencë dhe u shtrua mi cohë të gjelbër për të bisëduar kufit’ e shtetit Shqipëtar. Gjithë bota pandehu që me këtë mënyrë u largua çdo trubullim që munt të linte midis Evropës, dhe do të suguroheshe paqea në Ballkan po, mjerisht, u gënjye se pa shkuar shumë kohë plasi e dyta luftë midis miqvet, edhe kështu u kupëtua që Ballkani është vullkan! Po nuku dijet akoma në mundi lufta e dytë të siguronjë paqen, se shënimet që tregohen dëftejnë kthjelltë që qelli nuku ësht as pak kulluar po për kundra i trubulluar, edhe s’është çudi të dëgjojmë për së shpejti buçimet e orizontit mê të repta!
Edhe faji m’i math është i Evropës e cila në Konferencë të Londrës nuku i xgjidhi gjithë çështjet me drejtësi e pa anë. Për shëmbël mi çështjen e Shqipërisë bëri gabime të mëdha, duke lënë dy pjesa të Shqipërisë në duart e Sërbisë, Greqisë dhe Malit-Zi. Edhe këto gabime të pa ndjera u bënë mi kurris të Shqipërisë nga shkaku qe Franca e Rusia pandehnë që Shqipëria gatuheshe për Austrinë me Italinë e kështu e lanë të copëtohet midis shtetevet të Ballkanit. Me gjithë këtë padrejtësi s’ju sigurua të pakën jeta e të mjerëvet Shqipëtarë, që mbetnë robër, po i lanë që me mâ shumë sigurië Sërbë, Grekë e Malëzes t’u djegin shtëpitë, t’i vrasën e t’i shtrëngojnë që të ikin nga atdheu i tyre i dashur! Vetëm ata që s’kanë shpirt e zemrë njeriu munt të mos ngushëllojnë fatzinjtë Shqipëtarë.
Ky është shkaku i kryengritjes në Shqipëri të Sipërme, ku Shqipëtarët me mos mundur të durojnë barbarizmat e Sërbëve, edhe duke mbetur pa shtëpi e pa nonjë shpresë rëmbyën hutat për të mprojtur të pakën jetën dhe nderin! Sërbët duke kërkuar të humbasën fare emrin Shqipëtar zunë ndjekjet e goditjet, në të cilat bijt’ e Skënderbeut u përgjigjnë burrërisht edhe shtrënguan Sërbet të lenë qytetin me nam të Skënderbeut, Dibrën e famshme, e të largohen gjer në fushë të Ohrisë ku lufta s’ka marë pushim! Sërbia po mbleth ushtëri për të pushuar këtë kryengritje, po zjari që u ndez nuku besojmë të shuhet kaqe lehtë dhe do të përhapet mê shumë gjer të mbretëronjë drejtësia. As nonjë njeri s’ka për të besuar që Bullgarët e Maqedhonisë janë të kënaqur nënë sundim të Sërbisë, po ata punojnë dhe për së shpejti do të kupëtohet që Ballkani do të jetë një Vullkan gjer atëherë kur çdo komp do të gëzonjë të dreitat e tij, Neve Shqipëtarët, e kësaj cope të vogëlë që quhet Shqipëri e lirë, me mos mundur t’u ndihmojmë fatzinjve vëllezër që mbetnë robër edhe sot lëftojnë, ngremë sytë në qell edh’ i lutemi Perëndisë që atij i arthtë keq edh’ i mproftë, në qoftë që Evropa nuku do të përkujdeset për fatin e këtyreve fatzinj, që padrejtësia i hodhi në duart e barbarëvet Sërbë! Kështu pra Ballkani do të jetë një theatro gjaku e një Vullkan i pa shojtur!
Vlorë, 1913.
Shkurtegëza për këtë postim: https://pli.si/2QDRKaN