Kushtetuta e Kosovës në alfabetin e Elbasanit

(Kthy në alfabetin e Elbasanit me propozimin dhe ndihmën e Plator Gashit)

𐔏𐔟𐔜𐔝𐔇𐔝𐔟𐔝𐔀 𐔇 𐔙𐔇𐔗𐔟𐔁𐔐𐔍𐔏𐔈𐔛 𐔛𐔈 𐔏𐔖𐔛𐔖𐔠𐔈𐔛

(𐔜𐔉𐔀𐔎𐔈𐔛𐔍𐔒: 𐔏𐔢 𐔠𐔇𐔙𐔛𐔍𐔖𐔓 𐔍 𐔏𐔖𐔓𐔛𐔖𐔐𐔍𐔄𐔟𐔀𐔙 𐔓𐔟𐔏 𐔈𐔜𐔝𐔈 𐔁𐔖𐔝𐔍𐔒 𐔣𐔢𐔙𐔝𐔀𐔙. 𐔓𐔟𐔏 𐔒𐔁𐔀𐔎𐔒𐔈 𐔗𐔈𐔙𐔋𐔇𐔋𐔈𐔛𐔍 𐔗𐔈𐔙 𐔊𐔀𐔁𐔍𐔒𐔇𐔝 𐔘𐔈 𐔒𐔟𐔓𐔄 𐔝𐔈 𐔏𐔇𐔝𐔈.)

UD president për 6 muaj?

Kushtetuta e Kosovës detyron deputetët të marrin pjesë në votim dhe qytetarët presin që Kuvendi të zgjedhë kryetaren e Republikës në ditët që vijnë. Por afati 6-mujor për ushtruesin e detyrës nuk e lë shtetin pa krye, edhe nëse opozita …

Kompromisi për njohje

Dardania dhe vendet fqinje (hartë politike)

Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por njohja nuk është shërbim që Kosova duhet ta paguajë me një copë të vetes. Ka një mënyrë tjetër me zgjidhë këtë çështje.

(Vështrim i botuar në Koha.net, 16.3.2021)

Urimet nga Shtëpia e Bardhë …

Viti 13 i pavarësisë, 2413 i Bardhylit

Hyrja e minierës së Trepçës në Stantërg (nga Ruben Neugebauer, 2015

Sot Republika e Kosovës, shteti i rilindur i Dardanisë sonë të lashtë, mbush 13 vjet. Sikur epokën tonë ta matnim prej motit kur xehetari Bardhyl përmbysi mbretin Sirra dhe u bë prijës popullor i të parëve tanë, sivjet do të …

Shteti 51 i Juesejit

Djathtas është flamuri i Juesejit me 51 yje, majtas flamuri i kryeqytetit Washington DC.

Distrikti ku ndodhet selia e qeverisë amerikane po kërkon me u bë shteti i 51-të. I zgjedhuri kryetar Joe Biden mbështet këtë nismë. Dhe këto ditë, …

Sindikata e Telekomit kundër Z-Mobiles

Aktvendim i Gjykatës së Apelit

Disa javë para se t’i bllokoheshin e t’i zbrazeshin llogaritë Telekomit të Kosovës, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Sindikatës (FSP-PTK) lidhur me masën e sigurimit që kishte kërku ndaj Z Mobiles. Ne besojmë se gjykata ka gabu, duke i …

Gjyqtarja që ndryshoi botën

Ruth Bader Ginsburg me presidentin Clinton më 1993

Gjyqtarja amerikane Ruth Bader Ginsburg vdiq këtë javë nga kanceri, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë të përpjekjeve për të drejtat e njeriut dhe për barazi gjinore. Në moshën 87-vjeçare, ajo ishte anëtarja ma e moshuar e Gjykatës Supreme …

Dita e Kushtetutës në ShBA

Më 17 shtator 1787, delegatët e 13 shteteve nënshkrunë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo hyri në fuqi rreth dy vjet ma vonë, duke zëvendësu kushtetutën e parë, Artikujt e Konfederatës.

Deri atëherë, 13 shtetet e porsapavarësuara ishin …

Kapitullimi ndaj Serbisë

Si përfaqësues i pazgjedhun i Kosovës, Avdullahu pranoi kapitullimin ndaj Sër­bisë. T’i njehim pikat që ai nënshkroi sot n’emën të normalizimit ekonomik:

Konfirmoi si marrëveshje detyruese deklaratat e paligjshme për autostradën dhe hekurudhën Prishtinë–Beograd. Këto dokumente e trajtojnë kufinin shtetnor …

Pavarësia e Kosovës në GjND

Sir Michael Wood, KCMG, anëtar i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, paraqitet para GjND-së në emër të autorëve të deklaratës së pavarësisë (Frank van Beek/Capital Photos, 2009)

(English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë …

Vdes kongresisti ikonë

President Barack Obama hugs Rep. John Lewis, D-Ga. after his introduction during the event to commemorate the 50th Anniversary of Bloody Sunday and the Selma to Montgomery civil rights marches, at the Edmund Pettus Bridge in Selma, Ala., March 7, 2015. (Official White House Photo by Pete Souza) This official White House photograph is being made available only for publication by news organizations and/or for personal use printing by the subject(s) of the photograph. The photograph may not be manipulated in any way and may not be used in commercial or political materials, advertisements, emails, products, promotions that in any way suggests approval or endorsement of the President, the First Family, or the White House.

Ka ndërru jetë kongresisti amerikan John Lewis (1940–2020), përfaqësues i shtetit të Xhorxhës dhe një nga gjashtë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes për të Drejtat Qytetare, përkrah dr. Martin Luther Kingut.

Mbaj mend kur si student më 2008 — vitin kur …

Me termin dhe me tahmin

Kovidi në Kosovë

Mjekët e dinë se ka dy mënyra me punu: me ter­min edhe pa termin.

Kur e cakton terminin, pacienti e din se kur, për çka edhe si ka me u trajtu. Kur nuk cakton ter­min, pret në rend, por s’e …

Republika e cenuar

Kryetari serb Alekandar Vučić dhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në një forum ku folën për ndryshimin e kufijve (foto: Andrei Pungovschi, 2018)

Një kryetar jopopullor, Hashim Thaçi, dhe i zgje­­dhuri i tij për krye­ministër, Av­dullah Hoti, po zhbëjnë shtetësinë koso­vare. Ata po pra­nojnë pa­ba­razinë e Ko­sovës përballë Ser­bisë dhe po i hapin rrugë Serbisë të zbatojë ligjet e veta në trua­llin tonë. …

Qeveria Kurti për reciprocitetin

Foto: Kufiri Kosovë–Serbi (prerë, Krzysztof Dudzik, 2010, me licencë CC BY-SA 3.0)

Vendimet dhe urdhëresat

Padi kundër shtrenjtimit të rrymës

Aktivistët Sami Kurteshi e Getoar Mjeku dorëzojnë padinë kundër ZRrE-së (foto: Gerolld Nikoliqi)

(përditësu) Gjykata Supreme po mban të pezulluar shtrenj­­ti­min e ener­gjisë elek­trike dhe pa­­su­­ri­­min e oligarkëve prej pagesave të po­pullit. Kjo është fitorja jonë në kon­tes­tin kun­dër Zyrës së Rre­­gu­lla­to­rit të Ener­gjisë, të cilin po e ndjek si për­fa­që­sues i bashkak­ti­vis­tit …

Kosova në krizë, si Gjermania në prag të nazizmit

Presidenti kosovar Hashim Thaçi në Mynih, 2018 (Münchener Sicherheitskonferenz, me licencë CC BY-SA 3.0)

Fundi i Luftës së Parë Botërore shënoi fitoren e atyre që quheshin «ide prog­resive» dhe të cilat kishin për synim kryesor dhënien e fu­qisë poli­tike sovranit (popullit si tërësi). Në emër të rikthimit të de­mo­kracisë, ndo­nëse jo të drejt­për­drejtë, pjesa …

Kushtetuesja në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë

«Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese.

Lexo punimin

Punimi …

Dojmë Evropë, jo Ballkan

1.

Kryeministri tiranas Edi Rama thotë se Kosova po vetë­përjashtohet, ndër­sa ai po negocion njëfarë mi­ni­­­shen­geni me udhë­heqësit e Ser­bisë e Ma­qe­­do­nisë. Rama premton lëvizje të lirë duke i heqë kufijtë mes shte­teve të të ashtu­quajturit Ball­kan Perën­dimor.

Por ka …

Për një kuotë të re gjinore

Me gjetë një formulë ka­rrotë-stupc që shpër­blen partinë kur për­krah vajzat e gratë dhe e ndëshkon kur i lë prapa.

Kosova s’ka pasë as­një­herë ma shumë vaj­za e gra deputete. Dhe në asnjë palë zgje­dhje nuk kanë dalë ma shumë …

Kosova ka kushtetutë militante

Kushetuta e Republikës së Kosovës (2008)

Botu në Dialog Plus

Ajo prek bashkimin me Shqi­pë­rinë, komu­ni­tetet pakicë dhe dia­logun me Serbinë

1.

Kosova ka kushtetutë mi­li­tan­te. Ky përfundim më del nga shkrimet e ju­ris­tit të mirënjohur Gary Jacob­sohn. Ku­sh­te­tutat mi­litan­te impo­nojnë rre­gulla që nuk për­kojnë me …

Kosova është republikë parlamentare

Kuvendi i Kosovës (Arian Asllani, 2009, CC BY-SA 3.0)

Kosova është republikë parlamentare. Për këtë s’ka mëdyshje, ani pse studentat e juri­dikut ndëshkohen pa faj nëse përgjigjen kështu në provim.

Kur administratorët ndërkombëtarë dhe udhë­­heqësit vendorë ngritën institucionet e vetëqeverisjes në Kosovën e pasluftës, ata zgjodhën sistemin parlamentar. Thelbi …

Kur flet Albini, përfitojnë dhe kundërshtarët

Albin Kurti në protestë në pikë të dimnit 2013 (Foto: Agron Beqiri, CC-BY-SA-3.0)

Unë bëj pjesë ndër ata që mendojnë se Albin Kurti bën shumë mirë që jep intervista të shpeshta. Në mungesë të institucioneve, të cilat vonojnë pa fajin e tij, mediat mbeten një rrugë e komunikimit me publikun. Dhe publiku ka …

Plaçka e Z-së

«Ofertën më të mirë në botë, na ta shkelim me rrotë», mburrej një kompani që rishet shërbime të telefonisë. Ofertat shkojnë e vijnë, por çka na ka mbetë sot është rrjeti i dërrmuar i telefonisë mobile, thirrjet e humbura e …

Qe qysh me u regjistru

Voto me postë prej jashtë shtetit. Afati me u regjistru/apliku është 10 shtatori 2019.

Mundesh me u regjistru nëse:
— je shtetas i Kosovës
— ke lindë në Kosovë
— prindi yt ka lindë në Kosovë
— prindi yt …

Lutjet s’e turpërojnë Albinin

Foto-kolazh: Isa Mustafa në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madrid (PPE, 2015, në Flickr, me licencë CC BY 2.0) dhe Albin Kurti në një tryezë për të drejtat e njeriut dhe pakicave (Arianit Dobroshi, 2017, në Wikimedia, me licencë CC BY-SA 4.0)

Një politikan at­dhe­tar nuk ko­ri­tet kur për­­gjëron rivalët me ba­sh­kë­­punu për të mi­­rën e vendit. As ia ul vetes vle­f­tën në treg. Pa­zari politik është ti­par i shtetit të ka­­pur, dhe udhë­­he­që­si i hir­­shëm nuk e pra­­non atë.

Pas sa …

Rasti i kryeministrit të shkojë në Kushtetuese

Juristi Durim Berisha e ka lutë Avo­katin e Popu­llit t’i sfidojë vendimet që qeveria ka marrë pas dorë­heq­jes së krye­minis­trit Ra­mush Haradinaj.

Ankesa e dorëzuar sot thotë se z. Haradinaj ka dhënë dorë­heqje të parevo­kue­sh­me, dhe tani është ish-krye­mi­nistër. Rrje­dhi­misht, …

Haga, fëmija rom dhe faji ynë

Një baner në sheshin e Prishtinës përkrah Ramush Haradinajt gjatë gjykimit në Hagë më 2010 (Quinn Dombrowski, në Flickr, me licensë CC BY-SA 2.0)

Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket.

Sot krye­ministri ko­so­var Ramush Hara­dinaj dha dorëheqje se Spe­cialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai …

E drejta e luftës në librin e Enver Hasanit

Prof. Enver Hasani në emisionin Rubikon në KTV

Në vazhdën e debatit për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, për­gjigje të mprehta na jep ar­ti­ku­lli i shkruar dy dekada më parë, «Një vë­sh­t­rim mbi të drejtën ndër­­ko­mbëtare të luftës në dritën e ko­n­­flik­tit të ar­ma­­to­sur në …

Marrí fundjave: prokurorët, kufijtë, futbollistat

Këshilli Prourorial?

1.

Prokurorët nuk e dijnë se ç’punë kryjnë. Këshilli Prokurorial lëshoi dje nji kum­tesë ku e porositi pushtetin ligjvënës mos me ndërhy në pamvarësinë e gjyqë­sorit. Kumtesa qe reagim ndaj deputetit Rexhep Selimi që ka thanë se tok me qe­verinë …

50 vjet Kosovë, pa Metohi

Ligji për zbatimin e Ligjës kushtetuese: Nenet 12 e 13 përmendin ndërrimin e emnit dhe shfuqizimin e Statutit me emën të vjetër

Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë mira­tunë Ligjën ku­sh­te­tuese, e cila i dha fund zyr­ta­risht emërtimin kundra­vers Kosovë-Metohi.

Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej bino­min kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më …

«E drejta kushtetuese» nga Enver Hasani (PDF)

Ish-kryegjyqtari i Kosovës ka bo­tuar një libër të plotë kri­tike ndaj një teksti më­si­­mor të së drej­tës ku­­sh­te­tu­ese.

Prof. Enver Hasani, pe­da­gog në Fa­­kul­­tetin Juri­dik të Universitetit të Prish­ti­nës, shpje­gon arsy­en për li­brin e tij, titu­lluar E drej­ta kush­­tetuese: Studim

Marrëveshja e EULEX-it është punë e kryer

Presidenti i Kosovës ka kërkuar Gjykatës Kush­te­tu­ese ta kë­shi­llojë nëse let­rat e këm­byera si­vjet me BE-në për vijimin e mandatit të EULEX-it duhet të rati­fikohen në Kuvend (KO 131/18). Kër­kesa duhet refuzuar, sepse nuk paraqet çësh­t­je kush­te­tuese sqa­ri­mi i së …

Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit

«Jemi tue folë për dy En­ver Ho­xha. […] Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës», shkrun Agim Mo­rina, në për­pjek­je me shpje­gu adhu­ri­min e di­kur­shëm të ko­so­va­rë­ve për dik­ta­to­rin shqiptar.

Dallimi mes …

Kosova diskriminon shqiptarët

Ligji për provimin e jurisprudencës

Shtetasit e huej — që rën­dom i bjen shqip­tarët e Maqe­do­nisë, Shqip­nisë Lon­­di­nare, Ma­lit të Zi, ja Lugi­nës së Pre­she­vës — nuk mujnë me hy në prov­im të juris­­pru­den­cës në Ko­sovë. Kët pro­vim du­het me dhanë për me u ba …

«Kandidat apo kandidate»: dy fjalë për seksizmin në gjuhën shqipe

Mural feminist (Foto: Robin Javier, 2012)

«“Mimoza, kandidat për kryetar” apo “Mimoza, kandi­date për krye­tare”? Si është mënyra e du­hur me u shkru shqip?» më pyetën.

Por ç’dome­thanë shqip ma së pari? Ka dy kup­time: (1) në gjuhën e shqip­ta­rëve; (2) kup­tue­shëm, troç. Tash, si kandi­dat

Kthimi i padishahut

Recep Tayyip Erdoğan (2014, foto zyrtare)

Turqia ka qenë i vetmi vend me shumicë dërrmuese myslimane që falë Atatürkut ndërtoi një shtet shekullar. Duke e njohur rrezikun e radikalizmit fetar, Atatürku para vdekjes la testament që në rast në Turqi rrezikohej shekullarizmi, atë ta mbrojnë gjeneralët …

Demokracia që përligj autokratin

Zgjedhjet për kryetar të Sërbisë (1992)

Unë besoj te demokracia dialektike, jo te ajo robotike!

Populli, demosi po mendohet si thellësisht i dëlirë, i pasherr e i pafaj dhe se çdoherë vepron me nder e me mend. Historia na tregon tjetërçka: populli e zgjodhi Hitlerin, Putinin, …

Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Benjamin Constant, «Jeniçeri dhe hudumi» (Janissaire et eunuque, 1876)

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën …

Turqia, vend demokratik?

Recep Tayyip Erdoğani bën shenjën rabia në solidarizim me kundërshtarët e grushtshtetit në Egjipt më 2013 (Foto: Evrim Aydın, Anadolu Ajansı)

Si pasojë e përpjekjes për një grusht shteti në Turqi, nëpër rrjetet shoqërore po diskutohet gjerësisht mbi Turqinë dhe politikën e saj. Një prej gjërave që bie në sy është se kundërshtarët e grushtit të shtetit — që nuk janë …

Nana e teprimit

E kam thanë, dhe po e përsëris, na jemi nana e teprimit. I bartim do sende për së randi, pa nevojë. Reduntant, kishin me i thanë amerikanët.

Qe, për shembull, kodet postare në Dardani janë pesëshifrore, thue se kemi …

Vdiq gjyqtari amerikan Antonin Scalia

Paska ndërru sod jetë gjyqtari Antonin Scalia, 79 vjeç, që ka shërby në Gjykatën e Naltë të Shteteve të Bashkueme për plot tri dekada. I ndjemi njihej për ndërpretimin konservator që i bante kushtetutës së Juesejit, tue ngulë kambë në …

Mos zajebnicës

Tue dhanë gisht për zajednicën, krenët e vendit pranuen vullnetarisht ate që pushtuesi s’ka mujtë me na e mponu as me dhunë dikur: pushtetin sipror të Sërbisë mbi Dardaninë.

Marrëveshja e mbrame ia dorzon sovranitetin nji pakice kombtare për me …

70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki

Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me …

Leku i vjetër, dinari jugosllav

Lekë të reja apo lekë të vjetra? Ligji duhet t’i detyrojë shqiptarët që të mos masin më me monedhën e ndryshkur.

Kanë kalu mbi 50 vjet prej se Shqipëria preu paren e re, që kishte një zero më pak, dhe …

Sudetici kundër ligjit të natyrës

Nuk po më çudit nji shkrolan si Cuck Sudetici çka po leh për shqiptarët, por po më çuditin shqiptarët shqiptarurrejtës që po ngarendin me e shpërnda shkrimin e tij. Mue më mjaftojnë dy gjana me e nda mendjen për te:…

Shqipja, Shkup, e shpëton shtetin

Lagjja e vjetër e Shkupit -- Jason Drury, "Skopje Old Town," 2012

Përleshjet e armatosura në Kumanovë na i japin do mësime të vyeshme për Maqedoninë. Qe të përmbledhura në tri pika:

1. Maqedonia ka të pazgjidhur çështjen shqiptare

Atje u vranë njerëz në emër të çështjes shqiptare. S’domethënë tash se grupi …

Keq e ke, or Isë

Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private.

As prona publike, as …