Ne jemi pronari dhe bashkëpunëtorët e sajtit Plisi.org. Për me mësu ma shum rreth nesh, lexoje kumtesën tonë për ne.
Ty të kemi vizitor të sajtit. Ne të çmojmë, dhe dojmë që ti me u ndi sa ma mirë në këtë sajt.
Për me mujtë me të shërby sa ma mirë, i kemi hartu këto kushte të përdorimit të sajtit dhe privatësisë. Këto kushte janë marrëveshje ligjore mes neve dhe teje, dhe i përcaktojnë të drejtat tua e tona dhe përgjegjësitë që kemi ndaj njëri-tjetrit.
Ti pajtohesh me këto kushte që në çastin që hyn në këtë sajt.
[toc]
1. Përgjegjësia jonë
Ne mundohemi me e kry punën tonë sa ma mirë, për aq sa dijmë e për aq sa mundemi. Por nuk marrim përgjegjësi për gabime a mangësi që mund të ketë në lëndën e këtij sajti.
Lënda që e botojmë këtu shërben vetëm për njoftim, argëtim, ose qëllim tjetër të caktuar. Ne botojmë lëndën me shpresë se ka me të vyjtë, por nuk japim garanci për të.
Ne nuk mund të dëshmojmë se të dhënat që mund t’i gjesh në këtë sajt ose përmes këtij sajti janë gjithherë të sakta ose të plota. As nuk premtojmë se lënda do mbetet e gatshme për me e qasë.
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbje, lëndime, ose dame që mund t’i shkaktojë lënda e sajtit.
2. E drejta e privatësisë
Ne e çmojmë të drejtën tënde të privatësisë, dhe përpiqemi me e mbrojtë duke i ndjekë me përpikëri këto rregulla:
a. Të dhënat vetjake
Ky sajt nuk i ndan të dhënat tua me palë të treta, e as nuk run vetvetiu të dhëna nga vizita jote, përveçse me të numëru si vizitor, me i numëru parjet për secilën faqe që hap, dhe me shënu shtetin prej nga qasesh.
Këto të dhëna nuk mund t’i përdorim — edhe po deshëm — për me dijtë se kush je. Adresën tënde të ajpisë (IP address) nuk e rujmë.
Ne e rujmë adresën tënde të postelit (email) kur ti na e jep atë, dhe e përdorim vetëm nëse është e domosdoshme për:
- me vërtetu se komentet që marrim në sajt janë të mirëfillta;
- me vërtetu regjistrimin tënd në sajt si lexues ose komentues i rregullt; ose
- me të dërgu, përderisa t’i pajtohesh, lajmërime për postime të reja.
Ti ke të drejtë me u shpajtu prej lajmërimeve në çdo kohë, duke e ndjekë vegëzën për shpajtim në fund të postelave që dërgojmë.
b. Kukit
Sajti përdor kuki për me e mundësu një përvojë ma të mirë për vizitorët. Kukit ose biskotat janë copëza të të dhënave që ruhen në pajisjen tënde kur e viziton një sajt, në mënyrë që mos me pasë nevojë me i futë sërish ato të dhëna kur të kthehesh me revizitu sajtin.
Për shembull, ky sajt run një kuki në pajisjen tënde për me mbajtë në mend se ti je pajtu me kushtet e privatësisë. Disa pajisje të palëve të treta mund të përdorin kuki për me njehë numrin e shpërndarjeve nëpër rrjete shoqërore (Facebook, Twitter, e Google+) dhe me lehtësu qasjen në sistemin e komenteve.
Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, sajtet janë të detyruara me marrë leje prej teje për me përdorë kuki. Mund t’i fikësh këto kuki kur të dush tue i ndryshu ujdisjet (settings) në shfletuesin tënd të rrjetit.
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për lëndën e këtij sajti që ribotohet në sajte tjera pa lejen tonë.
c. Përmendjet e dhuruesve
Ne nuk mundësojmë hapësirë për vetëlavdim të palëve të treta. Ne vetëm i përmendim dhuruesit me emër, përshkrujmë sa ma pavarurazi veprimtarinë e tyre, dhe përcjellim adresën ose të dhënat e tyre të kontaktit.
Ne përmendim dhuruesit tanë para të gjithë vizitorëve pa dallim. Ne nuk marrim parasysh vendndodhjen ose veçoritë tjera të dhuruesit ose vizitorit.
Për me rujtë privatësinë tënde, ne nuk përdorim marketing shënjestrues. Ky lloj marketingu mundëson me reklamu ma efektshëm, tue përcaktu se ku ndodhen e për çka janë të interesuar ata që i shohin reklamat. Por e kufizon të drejtën e privatësisë, meqë përcjell se kush çka po bën në rrjet për me dijtë pastaj se çka me i reklamu secilit.
3. E drejta e autorit
Ne besojmë në përhapjen e lirë të njohunive dhe ideve. Por e respektojmë gjithashtu të drejtën e autorit të secilit.
Ne i rujmë të gjitha të drejtat e autorit për punën tonë, përveçse kur shprehimisht japim leje me kopju dhe rishpërnda lirshëm një pjesë të lëndës. Në aso raste, i japim publikut një licensë «Creative Commons», që mundëson kopjimin e ribotimin në kushte të caktuara.
Ne të mirëpresim me na njoftu nëse beson se kemi botu pa leje veprën tënde të mbrojtur nga e drejta e autorit. Ne do bëjmë përpjekje t’arsyeshme me e largu prej sajtit veprën e botuar pa leje.
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për lëndën e këtij sajti që ribotohet në sajte tjera pa lejen tonë.
4. Ligji i zbatueshëm
Këto kushte të përdorimit i nënshtrohen ligjeve të Dardanisë (Kosovës).
Mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me këtë sajt zgjidhen në Dardani. Ne jemi të gatshëm që mosmarrëveshjet t’i zgjidhim përmes arbitrimit nga Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit në Prishtinë.
5. Ndryshimi i kushteve
Ne mund t’i ndryshojmë këtu kushte të përdorimit kurdoherë dhe pa paralajmërim. Herën e mbrame, këto kushte i kemi përditësu me 25 tetor 2015.
6. Kontakti
Për pyetje dhe vërejtje, plotëso formularin e kontaktit ose dërgoji postel ndorësit (adminit) të sajtit në adresën o[et]plisi.org.