1 Tetori dhe shkollat shqipe

Më 1 tetor 1997, studentët kosovarë u hodhën në protestë kundër shtypjes së arsimit shqip. Serbia pushtuese mbante të uzurpuar kampusin e Universitetit të Prishtinës. Studentët shfaqën guximin me i kërku të drejtat e tyre të patjetërsueshme, duke kapërcy edhe …

Norvegjezi që lidhi Naton me UÇK-në

Sot është përvjetori i rënies së ushtarakut nor­vegjez Trond André Bolle (1968–2010), ko­mandos që shër­beu heroi­kisht në luftën e Ko­sovës, duke lidhë Naton me UÇK-në, duke zbulu caqet e armikut dhe duke ua hapë rrugën e fitores ushtarëve të Aleancës.…

Gëzuar Ditën e Mësuesit!

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë (Nëntor Oseku, licencë CC BY-SA 4.0, https://bit.ly/30mBBKw)

Më 7 mars 1887, atdhetarët shqiptarë hapën Mësonjëtoren e Korçës – të parën shkollë shekullare e të pasegreguar në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane, shtetin që asokohe shtrihej në tri kontinente. 35 nxënës të feve dhe shtresave të ndryshme shoqërore …

Përvjetori i Lumo Skëndos

Midhat Frashëri në shtratin e vdekjes (3 tetor 1949)

Udhëheqësi ynë demokrat Midhat Abdyl Frashëri vdiq papritmas më 3 tetor 1949, në Nju-Jork.

Verën e atij viti, ai qe zgjedhë kryetar i Komitetit Kombëtar «Shqipërija e Lirë», dhe kishte udhëtu në Amerikë për t’i bashku mërgimtarët kundër regjimit komunist …

Përvjetori i Kushtetutës së Kaçanikut

Sot është dita e Kushtetutës së Kaçanikut. Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në qytetin ikonë pranë kufirit me Maqedoninë, për ta miratu dokumentin historik.

Armiku tashma e kishte pushtu vendin tonë dhe kish urdhëru …

100-vjetori i Luftës së Vlorës

Flamurët kuqezi stolisin Vlorën sot. Më 3 shtator 1920, luftëtarët shqiptarë hynë ngadhënjimtarë në qytetin e pavarësisë, pas luftës disamujore kundër forcave italiane. Kështu u dhanë fund përpjekjeve të fuqive evropiane për ta kolonizu e për ta ricopëtu Shqipërinë.

Në …

Përvjetori i Luftës së Dytë Botërore

Më 1 shtator 1939, Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Kjo datë njihet si fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse luftë kish bërë dhe Shqipëria kundër pushtuesit fashist qysh në muajin prill.

Lufta e Dytë Botërore zgjati zyrtarisht 6 vjet e …

Botuar më
Kategorizuar si Historí Etiketuar me

1943: Konferenca e Mukjes

Prof. dr. Isuf Luzaj (1913–2000), intelektuali shqiptar që mori pjesë në konferencë, kujtonte përpjekjet e atdhetarëve për të bashkuar forcat kundër fashizmit dhe për bashkimin kombëtar. Aktivisti Redon Veliu ka postuar këtë tekst të prof. Luzajt:

Konferenca e Mukjes, më

1949: Greqia sulmon Shqipërinë

Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke.

Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë …

Pavarësia e Kosovës në GjND

Sir Michael Wood, KCMG, anëtar i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe i Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, paraqitet para GjND-së në emër të autorëve të deklaratës së pavarësisë (Frank van Beek/Capital Photos, 2009)

(English below) Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk cenon të drejtën ndërkombëtare. Këtu po ndaj një fragment prej një punimi bashkautorial, ku shpjegojmë të drejtën e popullit për të vendosë …

Esad Pasha, figurë terri

Esad Pasha ua dorëzon Shkodrën malazezëve (1913)

Esad Pasha s’ka luftu kurrë për Shqipninë. Ka punu kundër saj.

Më 1912, braktisi lëvizjen kombëtare. Si figurë me ndikim, mori pjesën në mbledhjen e Taksimit në Stamboll, ku krenët e kombit u pajtunë me ngritë krye për vetëqeverisjen e …

Përvjetori i Luftës së Spanjës

Parulla «¡No pasarán!» në Madrid (Mihail Kolcov, 1936/37)

Sot 81 vjet mori fund Lufta Qytetare e Spanjës (1936–1939), një kaptinë e errët e historisë evropiane.

Pata lexu si fëmijë në një pamflet se Mbret­nija Shqip­tare e njohu e para re­gjimin e Francisco Fran­cos, kau­diljos që mori pushtetin më …

Themeluesi i kombit

Ky vizatim pjesërisht i modifikuar është nxjerrë nga një portret i Skënderbeut në një libërth me vjersha serbisht «Skenderbeg u pesmama» (1883). Vetë portreti mbështetet në gravurën e artistit gjerman Friedrich Gustav Adolf Neumann, botuar në revistën «Die Gartenlaube: Illustriertes Familienblatt» (nr. 744) më 1869. Këto portrete janë riprodhu nga Luan Tashi, në koleksionin «Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve» (2018), f. 270–71, dhe në botime të ndryshme shqiptare e të huaja.

Ky është shqiptari ma i madh i të gjitha kohëve. Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468), kryezot i Arbrit, themeloi dhe mbajti gjallë kombin tonë përgjatë shekujve.

I ndërgjegjshëm për rrënjët e veta, ai braktisi radhët e osmanëve, që e kishin marrë …

Rrëfimi i nanës për Kadri Zekën

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla

Aty kah fundi i viteve ’70, Kadri Zeka kishte punuar në të njëjtat zyra me nanën time, të dy asokohe gazetarë në Radio-Televizionin e Prishtinës (RTP). Në ditë si kjo e sotmja, nana shpesh e kujtonte Kadriun e na fliste …

Grameno: Ballkani Vullkan!

Shkodër (1913)

(Marrë nga gazeta Përlindja e Shqipëniës, 1913)

Kur konferenca e Llondrës dënojti, pa mbajtur hesap, pjesën mê të madhe të Shqipërisë, që të rronjë nënë sundim të Sërbisë, vepërojti një krimë të madhe për këtë padrejtësi. Austria e Italia …

Ky mur ka m’u rrëzu!

Gjatë vizitës së tij në Berlin, në qershor 1987, kryetarit amerikan Ronald Reagan i kish ra në sy një parullë grafiti në murin namkeq që ndante qytetin: KY MUR KA M’U RRËZU. BESIMI BËHET ZHGANDËRR.

Presidenti Reagan e përmendi këtë …

Shqiptarët në Jugosllavi si hebrejtë në L2B

Laura Silber & Allan Little, Yugoslavia: Death of a Nation (Penguin 1997)

Gjithmonë me rëndësi me rikujtu historinë e Evropës së vjetër, veçanërisht kapitujt e hidhët. Yugoslavia: Death of a Nation (Jugosllavia: Vdekja e një shteti), i autorëve Laura Silber dhe Allan Little, është një ndër libër ma të vlerësuar rreth shpërbërjes …

Përkujtim: Anton Çetta (1920–1995)

Plaku i urtë Anton Çetta, diku rreth vitit 1990 (VOAL.ch)

Mësues, dijetar, profesor dhe studiues i letërsisë e folklorit — plaku i urtë Anton Çetta vdiq më 2 nëntor 1995.

Anton Çetta u le më 1920 në Gjakovë dhe u rrit në Prizren. Por shkollën e mesme e kreu në …

Kuvendi i Dibrës (1878)

Më 1878, Iljaz pashë Dibra dhe Abdyl bej Frashëri i prinë Kongresit të Dibrës, ku shqiptarët vendosën me kërku autonomi brenda Perandorisë Osmane

Më 1 nëntor 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës, ku vendosën me kërku autonominë e vendit brenda Perandorisë Osmane.

Kuvendin e udhëhoqi ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Qoku, si nikoqir, kurse Abdyl bej Frashëri hartoi rezolutën që …

Dëshmorët e Nëntorit

Njoftim për vrasjen e veprimtarëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Bedri Sokoli — buletini Rruga e Lirisë, nr. 6/1989, digjitizu nga Pashtriku.org

Rruga e Lirisë dhe Zëri i Kosovës përhapnin fjalën e guximshme të atdhetarëve në ditët e vështira të pushtimit. Afrimi, Fahriu e Bedriu punonin për çlirimin e atdheut, për Kosovën republikë, dhe bashkimin e trojeve tona.

Më 1 nëntor 1989, …

Grënlanda, ShBA-ja dhe blerja e territorit

Donald Trump nënshkrun buxhetin e mbrojtjes (dhjetor 2017)

Kryetari amerikan Do­nald Trump paska pyetë këshilltarët nëse Shte­tet e Bash­ku­ara mund ta blejnë Grën­lan­dën apo Grin­lan­dën, ujdhesën ma të madhe të rru­zu­llit. Ndo­nëse pjesë e Ame­rikës Veriore, ishulli gjigant është truall vetë­qeverisës i Mbre­­të­risë së Danimarkës.

Përmes Grënlandës, ShBA-ja …

Krejt kryeministrat e Kosovës

25 veta — 24 burra dhe 1 grua — e kanë ushtru detyrën e kreut të qeve­risë së Ko­sovës në historinë moderne. Titulli, kom­pe­ten­cat dhe mandati kanë ndryshu nëpër kohë.

Të parin po e njehim Ymer Drini-Priz­renin, kreun e Lidhjes …

Gazeta Rilindja në Ditën e Çlirimit

Fëmijët shqiptarë përshëndesin helikopterin e Natos që zbarkon pranë palestrës 1 Tetori në Prishtinë (Jukka Male, 1999)

Të nesërmen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, u nisa me autobusin e parë nga Struga për Shkup.

Kisha kohë që nuk kisha ushtruar profesionin tim të gazetarit, pas një përvoje unike …

50 vjet Kosovë, pa Metohi

Ligji për zbatimin e Ligjës kushtetuese: Nenet 12 e 13 përmendin ndërrimin e emnit dhe shfuqizimin e Statutit me emën të vjetër

Më 24 fror 1969, deputetët në Prishtinë mira­tunë Ligjën ku­sh­te­tuese, e cila i dha fund zyr­ta­risht emërtimin kundra­vers Kosovë-Metohi.

Krahina e atëhershme e Jugosllavisë do të quhej vetëm Kosovë, tue flakë tej bino­min kolonial që qe vendosë mbas rianeksimit më …

Letër Serbisë

E dashur Serbi,

Çfarë i bëre Ukshin Hotit?

Në ç’vend prehet ai? Ç’i bëre trupit të tij?

A të kujtohen sytë e tij prej filozofi të lashtë dhe hunda e tij shkabë?

Ç’të tha ty në çastet derisa po vdiste?…

Kthimet sërbe

Revista D.M.Th., Nju-Jork, 7 dhjetor 1999, nr. 2, fq. 5

Ky artikull asht shkru në nandor 1999 dhe asht botu me 7 dhjetor si editorial në numrin revistën D.M.Th. të cilën e përgatiste dhe e botonte miku im, Skënder Miftari, në Nju-Jork. Po e lexoj dhe po habitem! Athu a …

Kongresi i ndytë i shqiptarëve

Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)

Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhon­turqit në kurrizin e shqip­tarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.

Citati më lart për Kon­gre­sin është prej gazetës Die­lli nga federata Vatra e Ame­­ri­kës. Veçse …

Pushtimi i Pragës

Sot 50 vjet, më 21 gusht 1968, sovje­tikët inva­duan Çeko­sllova­kinë. Një ditë më parë dy aeroplanë sov­jetikë ate­rruan pa­pritmas në aero­portin e Pragës, me arsye­timin se kanë pro­b­leme teknike dhe po presin ndih­mën të arrijë nga Bash­kimi Sov­jetik. Nga këta …

Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit

«Jemi tue folë për dy En­ver Ho­xha. […] Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës», shkrun Agim Mo­rina, në për­pjek­je me shpje­gu adhu­ri­min e di­kur­shëm të ko­so­va­rë­ve për dik­ta­to­rin shqiptar.

Dallimi mes …

Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Benjamin Constant, «Jeniçeri dhe hudumi» (Janissaire et eunuque, 1876)

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën …

Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para …

70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki

Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me …

«The Interview» nuk osht i pari

“The Interview” nuk duhet me u trajtu si diçka speciale se nuk osht i pari. Në vitin 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Adolf Hitleri ka qenë në kulmin e pushtetit, Charlie Chaplini ka guxu me bo një film …

Amendamenti 47

Foto: Kushtetutat e Sërbisë, Vojvodinës, dhe Kosovës (autonomija.info)

Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën

Letër e Kadaresë Presidentit George H.W. Bush

Qe letra që shkrimtari ynë Ismail Kadare i dërgoi kryetarit të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, më 1991:

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur, jo vetëm në vendin tim, por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura

Letër e Edith Durhamit

Letër e Edith Durhamit dërgu Oakley Hillit me 22 gusht 1932[?]. Shfaqet për herë të parë. (Me lejen e z. Bejto Destani, Qendra për Studime Shqiptare, Londër.)

Kliko mbi pamje për me i pa në madhësi të plotë:

durham-hillit-1 durham-hillit-2

Hisja e Shqipnisë: 7,33%

Rastësisht e gjeta në Wikipedi kët vërtetim të vitit 1933 mbi nji huá që Perandoria Osmane e kish marrë nji çerekshekulli ma parë. Dokumenti radhit detyrimet e shteteve “trashigimtare,” përveç Turqisë. Ndër ato vende ishte edhe Shqipnia, e cila paguante …

Pakti i Miqsisë Italo-Shqiptare (1926)

Italia dhe Shqipnia, në mënyrë që t’i trashin marrëdhaniet e tyne të ndërsjella të miqsisë dhe sigurisë lidhun me vendndodhjen gjeografike dhe t’i ndihmojnë forcimin të paqes, të shtymë nga dëshira me e ruejtë gjendjen e tanishme politike, ligjore dhe …

100 vjet nga Lufta e Parë Botërore

Lufta e Parë Botërore filloi 100 vjet më parë. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Sërbisë, pasi që Beogradi shkagoi të bashkëpunonte me i shtypë grupet militante që punonin për shkatrrimin e monarkisë dyshe.

Duke pritë t’i jepte …

Botuar më
Kategorizuar si Historí Etiketuar me

Ditëlindja e Madibës

Udhëheqësi revolucionar kundër Apartheidit dhe ish-kryetari i Afrikës së Jugut (1994-1999) lindi më 18 korrik 1918. Me profesion avokat, Nelson Mandela filloi veprimtarinë politike qysh në vitet ’50, duke u përfshi në lëvizjen jugafrikane për të drejtat e popullsisë zezake.…

Naimi për Amerikën

Ja se ç’thoshte rilindasi ynë Naim Frashëri për Shtetet e Bashkuara në një tekst mësimor të gjeografisë në shek. XIX:

Tekstin e gjejmë në dy libra: Dituritë… (1886, ribot. 1986) dhe Gjithësija (1895). Me germa të sotme del kështu:

Vëndet’

Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë

Më 7 mars 1914, nji fisnik gjerman mbërrijti në Durrës për ta marrë fronin shqiptar. Por sundimi i Mbretit Vid qe ditëshkurtë. Kundër tij u ngritën n’emën të fesë anmiqtë e Shqipnisë.

Dallas, Teksas — Shum bujarë në Perëndim zunë …

Përtej Dovletit Osman

Ka shum kallzime nga historia e Turqisë që shqiptarëve do t’u pëlqenin ma shum sesa lavdet për Muratët e Mehmetët. Shteti i karamanëve në brigjet e Mesdheut, ushtarët turq që zunë rob sulltanin, apo fshatarët anadollakë që çuan krye për

Tregimi për padishahun

Dallas, Texas—Tash e sa vjet në nji tyrbe historike n’afërsi të Prishtinës, mbahet nji përkujtim i përvitshëm për nji nga sulltanët osmanë.  Murati I sundoi perandorinë për gati katër dekada para se t’i printe ushtrisë së tij në Betejën e …

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u …