Për ne

Themelu më 28 Nëntor 2012, Plisi.org është sajt për qytetari që synon me i tubu shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre. Përmbajtja e larmishme përfshin bllogun mbi përditshmërinë dhe trashëgiminë shqiptare, bibliotekën elektronike, si dhe sende tjera të vyeshme.

Si sajt jokonformist, Plisi mundëson hapësirë për ide e përpjekje që mun mos gjejnë mbështetje tjetërkund. Mendimet i përkasin autorit që i shpreh. Kur autori nuk është cekë, ndorësi (admini) i sajtit mban përgjegjësi për përmbajtjen.

Plisi respekton të drejtën e autorit. E drejta mbi lëndën e botuar u përket autorëve veçeveç. Kur është e mundshme, Plisi përpiqet me leju ribotimin e lëndës me kushte të caktuara.

Duke e përdorë këtë sajt, ti pajtohesh me kushtet e përdorimit dhe privatësisë. Për pyetje dhe vërejtje, plotëso formularin e kontaktit ose dërgoji postel ndorësit të sajtit në adresën o[et]plisi.org.