Brekziti në gjykatë

Britania do ta mbajë mend gjatë biznesmenen Gina Miller. 51-vjeçarja me prejardhje nga Gajana u priu qytetarëve që i kërkunë një gjykate me shqyrtu ecurinë e Brekzitit. Dhe gjykata u përgjigj sot, duke i thënë qeverisë se nuk mund ta nisë vetë punën me nxjerrë shtetin nga Bashkimi Evropian. Këtë duhet ta bëjë parlamenti.

Kur avokatët e dorëzunë padinë javë më parë, shumkush mendoi se britanikët e penduar po përpiqeshin me iu shmangë rezultateve të referendumit. Por znj. Miller thotë se po e kundërshton qeverinë e jo votimin popullor. Ajo e ka paditë ministrin për Brekzit — po, ka ministri …