Flamuri shqiptar në vepra të Rilindjes Evropiane


Avatar photo

Ilir Seci

I diplomuem për gjuhë e letërsi në Shkodër, Iliri ka qenë gazetar i Rilindjes së Prishtinës kur dilte në Tiranë. Sot asht mërgimtar i yni në Nju-Jork, ku merret me biznes dhe shkruen për shqiptarinë.

Këto ditë, Muzeu Metropolitan në New York po bën një ekspozitë të rrallë me veprat e artistit flamand Pieter Coecke van Aelst (1502–1550). Ngjarje e madhe në botën e arteve figurative kjo, sepse janë shfaqur nëntëmbëdhjetë tapete të famshme dhe tridhjetë piktura dhe vizatime nga mjeshtri i madh që ka frymëzuar artin e Rilindjes në Evropën Veriore!

Ekspozita do qëndrojë hapur deri më 4 janar, dhe e veçanta e saj janë mu tapetet—të sjella nga muzeumet e Madridit, Seviljes, Vjenës, Këlnit, Parisit e Romës. Kjo është hera e parë që tapetet shfaqen bashkërisht në një galeri të vetme. Kurse pikturat përfshijnë gjithashtu koleksione private që i janë besuar vetëm Muzeut Metropolitan.

Ndoshta ka një shans në jetë ky? Vetëm këtu mund të shihen.

Shkova te kjo ekspozitë, me shpresë të shikoja një pikturë që kam endërruar ta shoh, por kurrë s’ma mori mendja që do e gjeja aty atë vepër të rrallë. E kanë përmendur Faik Konica dhe Petro Zheji, dy studiues tanë të mëdhenj: piktura “Mundimi i Krishtit” ka në qendër të saj pikërisht flamurin shqiptar!

U ndjeva me fat. Duke qenë se për këtë ekspozitë veprat e mjeshtrit flamand ishin sjellë nga anekënd Evropa, zor se bëhet më e mundur një ngjarje e tillë. Flamuri me shqipen dykrenore—e zezë në fushë të kuqe—ka qenë flamuri i legjioneve romake që vinin nga Iliria.

Legjionarët ilirianë mbanin atë flamur. Kur Diokleciani u bë perandor, është i njohur fakti se ai nuk u besoi rojeve romake, dhe për sigurinë e vet, solli ilirët në gardën pretoriane. Që nga ajo kohë, flamuri ynë u bë simbol perandorak, duke u kthyer në traditë që vazhdoi me shekuj edhe mbas rënies së Romës.

E përdori Perandoria e Shenjtë Romake që u themelua më 25 dhjetor 800, në kohën kur Papa Leoni III shpalli perandor pikërisht galin Karl i Madh. Kreu i Kishës e quajti atë latinisht Carolus Imperator Augustus, në përpjekje për ta ringjallë lavdinë e dikurshme të Romës.

Shqipja dykrenare si simbol vjen nga kohëra shumë të lashta. Në këtë shkrim përmbledhtazi do mundohem të paraqes rrugëtimin e saj nëpër shekuj.

Përveç Perëndimit, e hasim dhe në Perandorinë Bizantine. Shqipja dykrenëshe bëhet për herë të parë simbol zyrtar më 1057, kur në fron vjen Isak Komneji I. Perandori me prejardhje ilire sundoi vetëm dy vjet, por themeloi dinastinë e famshme të Komnejve, e cila do të mbante pushtetin për shekuj me radhë.

Isak Komneji I e bëri shpendin me dy krena simbol të familjes dhe të shtetit për shekuj me radhë. Shqipja dykrenore u shfaq edhe në kurorëzimin e perandorit të fundit bizantin, Konstandinit XI, që hipi në fron më 1449—katër vjet para se të merrte fund e gjithë perandoria dhe në të njejtën kohë me Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, i cili zgjodhi pikërisht këtë simbol ilir për stemën e Arbrit.

Një tjetër fakt interesant rreth flamurit tonë ndeshet më 1510, kur Mërkur Bua (Mercurio Bua) emërohet komandant i ushtrisë venedikase. Perandori Maksimilian I i jep atij mu këtë flamur:

Flamuri që Perandori Makslimilian ia dha Mërkur Buas, komandant i ushtrisë venedikase
Flamuri që Perandori Makslimilian ia dha Mërkur Buas, komandant i ushtrisë venedikase

Mërkur Bua ishte shqiptar, nga familja me nam e Gjin Bua Shpatës dhe kishte lidhje gjaku edhe me derën e Arianitit të Komnejve. Një burim anglisht jep këtë jetëshkrim për ushtarakun arbëror të Venedikut:

Lindur në Nafplion të Peloponezit, [Mërkur] Bua ishte pjesëtar i familjeve shqiptare ose arvanite Bua dhe Arianiti. Babai i tij ishte Teodor Bua, gjithashtu stratiot, bashkëluftëtar i Krokodil Kladës. Xhaxhai i tij, Konstandin Arianiti, një fisnik i Perandorisë së Shenjtë Romake, ishte Kont i Montferratit. Për shkak të aftësive të tij ushtarake, ai u bë përfundimisht Kont i Akuinos dhe Rokasekës (nën Perandorinë e Shenjtë Romake). Më 1519, u martua me greken Maria Bokali, bija e Nikollë Bokalit. Maria vdiq më 1524, duke lënë një djalë me emrin Flavio. Ajo u varros në Santa Maria di Treviso. Më 1525, Mërkuri u martua me Elizabetën, bija e Alvise Balbit. Me Mërkurion, ajo pati katër fëmijë: Helena Marian, Kurion, Poliksenën, dhe Aleksandrin. Elizabeta vdiq më 1528.

Born in Nafplion in the Peloponnese Bua was a member of Albanian or Arvanitian Bua and Arianiti families. His father was Theodorus Bua,also a stradioti,cowarrior of Krokodeilos Kladas. His uncle Constantine Arianiti, a nobleman of the Holy Roman Empire, was the Count of Montferrat. Due to his martial prowess, he was eventually made Count of Aquino and Roccasecca (of the Holy Roman Empire). In 1519, he married the Greek Maria Boccali, the daughter of Niccolò Boccali.Maria died in 1524 leaving one son with the name Flavio. She was buried in Santa Maria di Treviso. In 1525 Mercurio married Elisabetta, daughter of Alvise Balbi. With her Mercurio had four children: Helena Maria, Curio, Polyxena and Alessandro. Elizabeth died in or before 1528.

Kurse për flamurin që Mërkuri mori dhuratë kur u emërua komandant, thuhet kështu:

Flamuri i dhënë më 1510 Mërkur Buas nga perandori Maksimilian I. Përmban shqipen dykrenare, që simbolizon bashkërisht Bizantin dhe Perandorinë e Shenjtë Romake, kryqin e Burgundisë, dhe katër “B” ose ganxha të çelikta, që përdoreshin në stemën e Paleologëve, por që gjithashtu kishin lidhje me shtëpinë e Habsburgëve.

Flag given in 1510 to Mercurio Bua by Emperor Maximilian I. It features a double-headed eagle, symbol of both Byzantium and the Holy Roman Empire, the Cross of Burgundy and four “B”s or firesteels, used in the Palaiologos arms, but also linked to the House of Habsburg’s…

Në atë kohë, piktori Pieter Coecke van Aelst banonte në një qytet fare pranë kufirit me Perandorinë e Shenjtë Romake. Ai ishte po ashtu njeri i ditur dhe kishte njohuri të gjëra për historinë. Njihte disa gjuhë dhe bëri disa përkthime që përmenden dhe sot.

Por veç kësaj, flamuri kuqezi me shqiponjën dykrenore njihej mirë në Evropën e asaj kohe falë stratiotëve shqiptarë. Ishte sidomos me nam në brigjet e Francës dhe viseve që më vonë do njiheshin si Belgjikë. Për shembull, portin francez të Kalesë, që përtej detit ka Anglinë, për shekuj me radhë e kanë mbrojtur garnizonet stratiote. (Gjithsesi, stratiotët janë temë e gjerë që meriton trajtim më të thellë.)

Për fat të mirë, shumë nga libraritë e pasura të Evropës na mundësojnë tani që përmes internetit të shfletojmë libra të rrallë dhe të gjejmë dokumente që as kemi ëndërruar t’i shohim më parë. Së fudnmi, Biblioteka Kombëtare e Spanjës botoi disa harta dhe grafika të viteve 1500 e 1600, që portretizojnë edhe Shqipërinë dhe shqiptarët.

Një pasuri e rrallë kjo për kërshërinë e studiuesve dhe dashamirëve të shqiptarëve, do të thosha! Po i sjell bashkëngjitur me këtë shkrim dhe ca vepra arti e e dokumente të historisë.

Edmund Leighton, «The Accolade» (Gjunjëzimi, 1901)
Edmund Leighton, «The Accolade» (Gjunjëzimi, 1901)
Pieter Coecke van Aelst, Pikturë në panel
Pieter Coecke van Aelst, Pikturë në panel
Flamuri bizantin, të cilin e trashëgoi Shteti i Arbnit (i njohur edhe si Shteti i Skënderbeut)
Flamuri bizantin, të cilin e trashëgoi Shteti i Arbnit (i njohur edhe si Shteti i Skënderbeut)
Stema e Kastriotëve
Stema e Kastriotëve
Grafik: Perandoria Osmane — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)
Grafik: Perandoria Osmane — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)
Grafik: Perandoria e Shenjtë Romake — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)
Grafik: Perandoria e Shenjtë Romake — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)
Hartë e botës — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)
Hartë e botës — digjitizuar nga Biblioteka Kombëtare e Spanjës (Biblioteca Nacional de España)