Shkrimtarja senegaleze Mariama Bâ (1929–1981) mbahet mend për romanin e shkurtë Une si longue lettre. Ata që s’e dijnë frangjishten mujnë me lypë përkthimin anglisht So Long a Letter.
Këtë vepër feministe ma kujtoi ky dorëshkrim që e gjeta në nji fashikull të moçme:
Nji leter njaq e gjatë âsht nji grumbull kujtimesh — disa të hijshme, disa të hidhëta — të kallëzueme prej mësueses senegaleze Ramatullaje, e cilla âsht mbetë e vejë. Letra, shkrue nji shoqeje, âsht shenim i [përpjekjeve] të Ramatullajes per mbijetesë mbas vendimit të beftë të burrit të saj me u martue së dyti. […] Novela âsht deshmí perkapëse e hjekës s’atyne grave zâkthjellëta qi jetojnë në mes shoqnor të mbizotnuem prej bindjeve dhe vlerave qi ua mohojnë vendin e duhun.
Teksti asht përkthim i blurbit — atij përshkrimit në kopertinën e pasme — që e kam ba gjatë leximit më 2009, në Teksas. Tue u nisë prej idiolektit që e paskam përdorë, s’besoj që e kam mendu për botim ndonjiherë.
Romanin e kam pasë detyrë me lexu për nji landë të letërsisë afrikane që e ligjerojshin bashkarisht nji profesor francez dhe nji ish-diplomat nga Burundi. Edhe vepra të tjera të shkrimtarëve afrikanë trajtojshin pozitën e vajzave dhe grave në shoqnitë e tyne.
Une si longue lettre u botu më 1979 dhe u shpërbly me çmim. Shkrimtarja Bâ vdiq 52 vjeçe, vetëm dy vjet mbas botimit të librit, tue lanë pas nandë fëmijët e saj.
Shkurtegëza për këtë postim: https://plisi.org/?p=6857