Delet, muzika, racizmi

Kosova e ka shti kangën popullore «Dy dele, 300 pare» në libra të klasës së parë. Dhe koso­va­rët nuk po mujnë me e kapërdi këte.

«Dy dele, 300 pare» në libër të klasës së parë (kultplus.com)
Kjo foto-faksimile ka vërshu anekand Facebookut dhe portaleve ku ndodhen shqiptarët

Por nuk na dëftoi kush pa u nxehë e pa sha pse nxanësat nuk ban me e mësu këtë kangë. Nëse e lëshojmë vetë ja ia lypim kangëtarit në çdo darsëm, pse nuk e ka ve­n­din në shkollë?

Çka kam ndi deri tash përmblidhet me nji fjalë: skandal! E që s’asht arsye.

Kemi mujtë me shprehë shqetësime ma për­tokë. Bie fjala: (1) kanga ka melodi qaq të thje­shtë sa nuk e zhvillon shkathtësinë mu­zi­kore të nxanësave; (2) teksti për­fshin fjalën ma­shallah, dhe kjo fjalë ua mëson fëmijëve fenë në nji shkollë publike; (3) kanga ka me­lodi ori­e­n­tale dhe na dojmë në shkollat tona së pari me pro­mo­vu me­lodi vendase, ash­tu siç ua më­soj­më të vegjëlve së pari gju­hën amtare; dhe (4) vo­cë­rrakët gjashtë a shtatë vjeç nuk e kuptojnë, e ma mirë të ly­pim kangë tjetër.

Këto arsye as që i kam hasë kund. Mbase nuk na bindin. Shumçka mësohet me she­m­buj të thjeshtë. Mashallah (sikur ishalla) asht fjalë shqipe tashma, jo do­mos­do fetare; në kan­gë madje muj e za­ven­dë­sojmë lehtë me «lu­mët na». Në fund, çka a asht orientale e çka ve­n­dore? Kurse mosha dhe vlera edukative mund të jetë brengë me vend.

Por s’i kemi këto halle na. Problemin e kemi te shijet antitallava, te hipo­krizia jonë, dhe te snobizmi ynë. Shijet janë të na­tyr­shme e të kuptueshme, dhe muzika punë qefi. Por hi­­po­krizia e snobizmi të pa­pra­nueshme.

Se ato i lanë edhe fëmijët tanë të gjymtë. Kur libri i muzikës ua mëson kangën «Dy dele, 300 pare», ai i zhvesh ata prej damkës (stig­mës) ndaj vetvetes. I nxit me e pranu gruen e mixhës që kcen me atë kangë nëpër ahen­gje familjare. Dhe i bind djemtë e marrshëm si Genti e Dreni me iu bashku valles.

Ata ngurrojnë përndryshe. Në klasë kanë shokë e shoqe që i përsërisin për­çmi­min e pri­n­dëve të tyne se «kuku, tallava!» dhe kon­sta­timin e ga­bu­em se kjo kanga me dhen i për­ket qatij zha­nri. Pa çka që edhe këtyne iu pëlqen ti­në­za.

Qështu diçka ia bajmë edhe me të folmet, që i përqeshim e thomë se s’ban me i folë, jo pse u mungon gja përveç prestigjit. Ec e fol me sot?

Muzika lyp me e shoshitë ma fort. S’dome­thanë tash që s’ka pasë kangë ma të go­di­tun për librin e klasës së parë. As që autorët e kanë pikatë me «Dy delet». Por kur na si shoq­ni s’flasim arsyeshëm — pos që pallim «skan­dal», tmerrohemi prej «ta­lla­vasë», dhe shkri­met tona i përcjellim me video të Luan Rra­­pu­shit — do t’ishim ma të sin­qertë me i shtu edhe emnat keqmues për romët dhe shqip­tar­hanen. Me e pra­nu pra haptaz sno­biz­min e racizmin tonë.

Ose e shprehim sentimentalizmin pak ma me qytetari dhe e mbrojmë trashë­gi­minë tonë etnike ma me nder. Vetë e du fort kan­gën ka­va­jase «Ke Çesmja». Por kam qef m’e ngu prej Grupit të Kavajës ja Merita Halilit tek e ndër­pre­tojnë bukur me nji or­ke­strim ma pe­rë­n­dimor, që vyn me e ru. Ndonji tjetër e këndon me ngjy­rim lindor, çka i pël­qen dikujt. Por për muzikë të këtij stili unë i lëshoj mje­sh­t­ren Fai­rouz të Li­ba­nit, ar­ti­stin turk Erkan Oğur, e kangëtarin iranian Ahad Aghassi.

Ose japim dhe gjykime objektive. A ngohen kangët me vargje të fëlliqta?

Qe dhe prindët që e kritikojnë Lavdim Londrën për kangën e autobusit e tjerat si ajo. Kanë plotësisht të drejtë. Së pari, Lavdimi ka marrë pare me i shqipëru do kan­gë për fëmijë prej anglishtes, e jo me shkru kangë të reja. Së dyti, ka eksperi­mentu me zhanre dhe me fëmijë, tue ua para­qitë si kombinim normal melodinë talla­va­o­ide me vargje ca­rro­kësh, a realisht ka maru parodi. Dhe së treti, as din me këndu as me i ra sintit.

Por Luan Rrapushi ta kall mikrofonin, edhe ai sintaxhiu i tij të shtin m’u dridhë. Ani ma kur t’e kapin ritmin 7/8 a 9/8, që lyp goxha talent me e përcjellë! Tjetër asht që kanë qëllu pak si të zeshkët.

Sa për ilustrim, qe do partitura me kangë tona, njana e shënueme prej shkup­ja­nit Lo­­renc Antoni e tjetra e orkestrueme prej amerikanes Shelley Hanson.

Partitura me kangë shqipe
Partitura me kangë shqipe — Ismail Hoxha, Tingujt ma­gjepës: Libër i edu­katës muzikore për klasën VI të shkollës fillore (Enti KSAK: Prish­tinë, 1984), fq. 22; Shelley Hanson, Albanian Dance (Booey & Hawkes: New York, 2005).

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.