Kujtojmë Srebrenicën



Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Sot shënojmë 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, tmerrit më të madh që Evropa pa pas Luftës së Dytë Botërore. Forcat serbe vranë 8372 burra e djem boshnjakë, të paarmatosur e të pambrojtur, dhe keqtrajtuan, dhunuan e dëbuan 30 mijë gra e fëmijë – para syve të paqeruajtësve të paktë ndërkombëtarë, të dërguar aty nga Kombet e Bashkuara për me garantu se Srebrenica ishte «zonë e sigurt».

Bota e qytetëruar kurrë nuk pruni drejtësinë e plotë. Disa udhëheqës serbë u dënuan për krime lufte, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Por fashizmi që nxiti luftën dhe krimet nuk ka pushuar. Ata që dikur bënin thirrje për vrasjen e boshnjakëve, tani mohojnë gjenocidin e 95-tës, shtrëngojnë pushtetin në Serbi e në pjesë të Bosnjë-Hercegovinës, dhe punojnë për hegjemoninë e «Botës Serbe» mbi Evropën Juglindore.

Teksa kujtojmë Srebrenicën sot, nderojmë viktimat e barbarisë së djeshme dhe mbrojmë dinjitetin e njeriut përballë ligësisë që ende na kërcënon.